Partizani, zbehet suksesi në derbi; mesfushori dëmtohet dhe humbet vitin… (FOTO)

Arafat Doumbia

Lajme jo të mira për Partizanin, që pas fitores në derbi ndaj Tiranës, do të duhet të bëjë pa Arafat Doumbia. Futbollisti 21-vjeçar do të mungojë për 6 javë duke humbur vitin 2025, një lajm jo i mirë për trajnerin Oltjon Kërnaja që do të duhet të bëjë pa një ndër lojtarët kyç.

Arafat Doumbia u dëmtua në humbjen 4-1 me Vllazninë, për javën e tretë të kampionatit dhe për pasojë humbje tri ndeshjet që vijuan. Pas kthimit nga dëmtimi, 21-vjeçari ka luajtur titullar në nëntë ndeshjet e Partizanit, në të cilat janë arritur tetë rezultate pozitive dhe vetëm një humbje, kundër Dinamos. Fitorja me Tiranën ishte ndeshja e gjashtë radhazi me pikë e të kuqve, dhe Doumbia ka qenë protagonist në të gjitha, çka flet për rëndësinë e mesfushorit.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)