Në 90 vite biznes një picerie në Amerikë që sot ka pronar një familje shqiptare nuk i kishte ndodhur kurrë që një klient të harronte një çek me rreth gjysëm million dollar.
Gjesti që bëri më pas Armand Markaj, një shkodran që punon aty si kamarier mori vëmendjen e të gjithë amerikanëve.
Një grua kishte harruar çekun në vlerë afër gjysmë milioni dollarë në tavolinën ku po konsumonte ushqim, por pas largimit të saj, në momentin kur shqiptari po pastronte tavolinë vërejti çekun e harruar nga gruaja.
Menjëherë ai vrapoi drejt derës për të thirrur pronarin e tyre, por gruaja ishte larguar. Më pas ai lajmëroi pronarin e picerisë, Frank Brija.
“Reagimi i parë ishte o Zot i madh, nuk dua të jem unë protagonist i këtij çeku por menduam ta marrim këtë gjë dhe ta çojmë në vendin e vet”
Karen Vinacour nuk e mbante mend se ku e kishte lënë çekun me gjysëm milion dollar.
“Unë realisht nuk e kujtoja se çekun tim me para e kisha lënë në restorant”
Familja Brija, pronar të restorantit dhe kamerieri shkodran u vunë në lëvizje për ta gjetur gruan pasi kishte ikur..
“Sepse është gjë e mirë që klienti t’i ruash kur harron diçka. I thashë djalit merre këtë çek dhe kërkon në google nëse mund ta gjejmë këtë zonjë që e harroi”.
Pronarja e çekut gjysëm milonësh dollar o shokua kur mësoi gjestin e shqiptarëve për ruajtjen..
“E mora vesh diçka të tillë që këta e kishin gjetur dhe kur e mora vesh që e kanë ruajtur u shokova”.
Kamerieri shkodran jo vetëm se ruajti çekun por nuk pranoi as një dhuratë që gruaja amerikane kërkoi t’i bënte atij pasi ajo gjeti çekun me 423 mijë dollar..
“Unë kur u ktheva për të marrë çekun desha t’ja dhuroj faturën kamarierit por ai nuk e pranoi. Në fakt më bëri përshtypje sepse ishte faturë e majme dhe kush nuk do ta pranonte”.
Gruaja nuk kurse fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve.
“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash shkodrani Armando Markaj.