Ditën e premte në orën 17:30, Partizani do të luajë ndaj Bylisit, përballje e vlefshme për javën e 26-të të Abissnet Superiore. Një sfidë shumë e rëndësishme për kryeqytetasit të cilët synojnë dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 ndeshjesh. Në prag të këtij takimi ka folur Aleksandër Veselinovic.
“Jam i sigurtë që do të luajmë ndaj një kundërshtari cilësor. Pikët që i duhet Bylis është pjesë e rëndësishme e tyre , por na jep një të drejtë të mendojmë edhe për ne pasi edhe ne na nevojiten pikët. Bylis përpara një ndeshje ka ndryshuar trajnerin. Çdo trajner ka idetë e veta. Në drejtimin e trajnerit të ri kanë luajtur një ndeshje, atë ndaj Elbasanit dhe është e qartë që të dy trajnerët ai që ishte dhe ky që ka ardhur kanë patur ide të ndryshme. Siç kam deklaruar gjithmonë ne fillimisht duhet të mendojmë për veten tonë.
Të jemi të fokusuar dhe të disiplinuar që nga minuta e parë e deri në sekondën e fundit. Në çdo ndeshje ne kemi mundësi për të shënuar gol . Ajo eshtë vetëm një segment i lojës, patjetër që luhet për të shënuar gola dhe kjo ka shumë rëndësi. Jam i bindur që ndeshja nesërme do të jetë në nivel për të shënuar. Kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Mund tju them se në ndeshjen ndaj Bylisit do të jenë në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë optimale.
Ne jemi pothuajse gjithë ditën me lojtarët, ndikojnë shumë faktorë se si ata ndihen , ana shëndetësore, dëmtime, skualifikime , ndaj ju kërkoj falje por nuk jam i gatshëm në këtë moment tju them se cilët lojtarë do të jenë të gatshëm për nesër. Pas stërvitjes së fundit do të kemi diçka më të qartë. Jo vetëm ndaj Bylis por gjithmonë synimi ynë është të fitojmë ndeshjet.”Përfundoi Veselinovic
Aleksandër Veselinovic do të ketë 5 rikthime. Bytyci,Janjeva dhe Taipi kanë shlyer dënimin dhe do të jenë të gatshëm. Këtyre do t’u bashkohen Preka dhe Shanaj pasi kanë kaluar dëmtimin dhe janë rikuperuar plotësisht.
LEXO ME SHUME:Çështje te Partizani! Futbollisti refuzon rinovimin e kontratës, në verë largohet me parametra zero (EMRI)
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Të jemi të fokusuar dhe të disiplinuar”, Veselinovic nuk i zë besë Bylisit: Jam i bindur s… […]
Comments are closed