119
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos. Sipas hetimeve paraprake, shoferi humbi kontrollin e furgonit, duke dalë nga rruga dhe goditur të miturin.
Fëmija u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme mbi rrethanat e aksidentit.