Merkato e Dinamo ende nuk është mbyllur, klubi mund të firmosë me ish-mesfushorin e Kukësit (EMRI)

Në stërvitjen e djeshme të Dinamos ka marrë pjesë edhe Shqiprim Taipi, mesfushori, që është aktivizuar më parë me Skënderbeun dhe Kukësin në vendin tonë. Në klubin kryeqytetas kanë bërë me dije se lojtari ka ardhur vetëm për t’u stërvitur, pasi tani është pa skuadër.  Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej.

Taipi mund të jetë një alternativë për të veshur fanellën e Dinamos, aq më tepër që ai luan në një sektor, ku blutë kanë pasur gjithmonë nevojë, në qendër të mesfushës. Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë, sepse vetëm për stërvitje Shqiprimi mund të shkonte edhe në ekipe të tjera, që mund t’i hapnin derën, për shembull Partizani.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë