Skënderbeu hesht përpara Kukësit, ultimatum për sfidën në kampionat

Humbja 3-0 ndaj Teutës i ka komplikuar gjërat aq shumë sa klubi ka vendosur të futet në heshtje shtypi. Ekipi korcar  ndjen makthet e rënies nga kategoria pasi tashmë distanca me vendin e parafundit është katër pikë larg, dhe për më tepër u mund nga kundërshtari direkt për mbijetesë. Ambjenti në dhomat e zhveshjes nuk është aspak i mirë, edhe pse lojtarët kërkojnë të tregojnë se janë të bashkuar rreth trajnerit Ivan Gvozdenovic në operacionin e shpëtimit.

Pikërisht për të shmangur presionin mbi lojtarët, e për tu përqendruar sa më shumë në ndeshjen me Kukësin, klubi i Skënderbeut ka vendosur të ndërpresë komunikimin me median, me trajnerin Gvozdenovic që do të dalë në konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes. Një tjetër humbje do ta komplikonte edhe më shumë renditjen, e kombinuar me fitoren e Teutës apo të Erzeni.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…