“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

Oltijon Kërnaja

Tirana ka fituar derbin përballë Partizanit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja.

“Një interpretim i imi para dy javësh është keqkuptuar nga unë, ju kërkoj ndjesë. Më vjen keq që Nevil Deden e shoh këtu, duhet të ishte në finalen e Kupës me Ferizajn. Jam shumë i mërzitur, intepretuam shumë mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë gabuam 10 minuta, Tirana mori shumë përsipër. Mund të dërgonim shifrat në 2-0, Tirana më pas shënoi një gol, ishin aftësi personale, gola të bukur. Por duhet të punojmë për të ecur përpara.

Zëvendësimi i Qakës, kishte bërë 2 faulla pas kartonit të verdhë, munduam të ndryshonim edhe pozicione. Më pas provuam me Shabanin, që erdhi edhe rasti i Diegos. Më vjen keq sidomos për tifozët, s’duhet ta kishim këtë rezultat. Duke ditur zotësinë e lojtarëve tanë dhe shpejtësinë të Human dhe Sidibe, menduam që mbrojtësit e tyre të vinin sa më lart dhe të kishim hapësira për tranzicion. Për golin duhet cilësi, një pjesë e dytë jo aq e mirë sa duhet të ishte.

Tentuam, kërkuam gjithmonë që të luanim sa më shumë në linjat anësore, duke ditur që në qendër Tirana ka më shumë elemëntë dhe luan në kundërsulme. U kisha kërkuar djemve asnjë top drejt qendrës dhe aty u humb topi nga Doumbia, i cili shkaktoi faull. Më pas dihet si shkoi, cilësia e Freddy Alvarez ai gol nga faulla.

Duke ditur përgatitjen fizike, disa lojtarë kanë cilësi por jo përgatitje. U kërkova që të ndryshonim lojën nga njëri krah në tjetrin. Në pjesën e parë e bëmë shumë shpejt, por në të dytën jo. Ndoshta presioni i derbit, tifozët mbrapa. Mund të bënim një lëvizje më shpejt ndoshta me Qakën. Ra rendimenti i tij dhe faji i kartonit, e kushtëzonte të ndërhynte. Ne në mesfushë luanim 1 kundër 1 dhe po ruheshim. U duhej të bënim disa lëvizje.

Goli i barazimit, sa na penalizoi? Dolën lojtarët nga detyrat teknike? Ishte humbje e topit të dytë dhe në tranzicion, aty u gjet lojtari në qendër të zonës pa kundërshtar, një vendosje e keqe e mbrojtjes sonë. Pas golit kishim eufori për të kaluar përsëri në avantazh. Mos të harrojmë që kishim një rast për penallti, u prek me dorë, por s’dua të merrem. Më ka ndodhur përsëri me të njëjtin arbitër që ishte në VAR. Sigurisht që pozitat janë komplikuar, duke ditur që nuk është në dorën tonë. Të shohim të bëjmë punën tonë dhe të shohim si do të reagojmë”, tha Oltjon Kërnaja.

LEXO ME SHUME:ALVAREZ HERO, PARTIZANI ZERO! Tirana bën ligjin në derbi! (video)

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…

ALVAREZ HERO, PARTIZANI ZERO! Tirana bën ligjin në derbi! (video)