Derbi i kryeqytetit dhuroi emocione dhe kthesa të forta, me Tiranën që doli triumfuese 2-1 ndaj Partizanit në një përballje dramatike. Ndeshja nisi vrullshëm për të kuqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 22’. Një aksion i shpejtë nga krahu i djathtë me Sidibe çoi topin në qendër, aty ku Hjumën nuk fali përballë Bekajt, duke ndezur festën e Partizanit.
Në pjesën e dytë, loja u bë edhe më e luftuar. Në minutën e 54’, një tjetër pasiguri në mbrojtjen e Partizanit i dha mundësi Mysloviç të rrezikonte me një goditje fluturimthi, por Qirko reagoi saktë duke shmangur golin e dytë. Tirana reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 65’. Një harkim i saktë nga e djathta i Alvarez u devijua me kokë nga Kreshiç, duke përfunduar në rrjetë në shtyllën e largët.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në minutën e 84’ erdhi momenti vendimtar: Alvarez realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke përmbysur derbi rezultatin dhe vulosur fitoren e bardhebluve. Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e 7-të me 35 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, duke humbur një mundësi të mirë për t’u afruar me kreun.
1 comment
Comments are closed
Add Comment