Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF mori sot vendimet pas ndeshjeve të Kupës. U vendos të gjobiten Elbasani dhe Vllaznia, për shkak të tifozëve. Shuma është e njëjtë, pikërisht nga 100 mijë lekë të reja. Disiplina është kujtuar për rregulloren, pasi trajneri Martini dhe Vllaznia vazhdojnë bojkotin duke mos pranuar të prononcohen pas ndeshjeve për transmetuesin kryesor. Vendimet munguan për situatë të njëjtë të kuqebluve ndaj Vorës, por erdhën pikërisht pas sfidës së kthimit ndaj Dinamos në Kupë.
Vendimi nr. 41 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.04.2026
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF.