“Na ndihmoi bonusi psikologjik”/ Ilir Daja analizon kualifikimin e Dinamos: Ndaj Egnatias në finale na pret një punë e madhe

Ilir Daja

Ilir Daja, trajneri i Dinamos foli pas triumfit 0-1 në “Loro Boriçi”, ndaj Vllaznisë, ku skuadra e tij siguroi kualifikimin në finale. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Urimet i shkojnë gjithë lojtarëve. Kupën duhet ta kurorëzosh. Sot është një bonus i madh psikologjik, në ndeshjen e parë nuk ishim më mirë se Vllaznia, sot gabuam në fillim me topa në thellësi. Kalimi në finale që kishim objektiv u arrit. Do të luftojmë për objektivat në Kupë dhe kampionat. Kemi pasur kontigjent të limituar, 12-13 lojtarë. Ndihet lodhja kur nuk bën rrotacion dhe nuk freskon ekipin. Qardaku, Qefalija vijnë nga dëmtimet, nuk kanë gjendjen më të mirë. Kishim për qëllim të mbroheshim. Na vjen mirë që jemi në rrugën e finales, gjithë kjo sakrificë i shkon futbollistëve, kanë amortizuar pjesën e mungesave.

Për sa i përket dëmtimeve, Andre e ka më të vështirë, e ka dëmtim te pulpa, do të shikojmë ekzaminimet. Dje humbëm Nezirin për dëmtim. Me kontigjentin që kishim, çunat dhanë maksimumin, i dhanë kohë Qefajlisë. Doja të përshëndesja futjen e Koma, kjo është e gjithë panorama e kësaj gjysmëfinale. Ne na jep një bonus psikologjik, asgjë s’ka mbaruar duhet të jemi më këmbë në tokë. Gjërat mbarojnë kur mbaron gjithçka.

Nani është mesfushor krahu, edhe Vila me Malomon, mund të bënim rrotacion shumë të mirë me këtë treshe. Vllaznia në mesfushë markonte 1 kundër 1, e morëm ndeshjen me trysni më të madhe dhe filluam të luanim me topa të gjatë. Në situatat që do luante Vllaznia me topa të gjatë, kishim përgatitur që Beqja të krijonte pesëshen dhe të bënim një treshe të fortë, për të luftuar në ajër. Vllaznia e përqendroi aty sulmin pas pësimit të golit.

Mos harrojmë që Vllaznia ka lojtarë me kualitete. Lojtarë që vijnë nga linja e dytë, Kallaku, Mala, Jago, janë lojtarë që veprojnë. Zbritja e Krymit krijonte superioritet, na nxirrte nga presingu treshen e parë. Ne na interesonte që Qardaku të rrinte poshtë. Gjithsesi Koma dhe Qefalija, pavarësisht se bënë diferencë, mos harrojmë që Qardaku dhe Vila punuan jashtë mase, Vllaznia kishte një farë konsumi. Ne e kemi Qefalinë nga më të mirët. Koma është 19 vjeç, me një strukturë të mirë dhe një shpejtësi të konsiderueshme. Pa dëmtime, mund të bëhet pikë e fortë e ekipit topë. Do kohë.

Kushdo që shkon në finale është ekip i fortë, Egnatia është dhe kampione në fuqi, nuk ka finale të lehtë. Na jep qetësi pjesa e kontigjentit, përveç Nezirit, Lorran, Guindo dhe Berishës, pjesa tjetër është afruar”, deklaroi Daja.

Related posts

Ilir Daja del fitues në “xixat” me Edi Martinin, Dinamo në finalen e Kupës së Shqipërisë (video)

Goditje për Laçin! Sulmuesi mbyll aventurën me klubin, refuzon rinovimin e kontratës

“Me pak zemër fitohet derbi”/ Dabulla analizon sfidën dhe kujton Tiranën e dikurshme: Humbjet ndaj Partizanit i numëroj me gishtat e dorës