Është zhvilluar dje mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku janë marrë jo pak por plot 27 vendime që lidhen me leje ndërtimore, kryesisht me funksione dhe shërbime hotelerie.
Ndër to ka edhe projekte rrugore, si ai segmentit Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, rishikimin e planit për zhvillimin e lagunës së Karavastasë apo edhe miratmin e planit vendor të Bashkisë Pustec.
Ajo çka bie në sy është dominimi i lejeve ndërtimore në bregdetin e Jonit. Kështu , në KKT dje janë miratuar disa leje për resorte dhe struktura hotelerie në Dhërmi, Jalë, Vlorë, Palasë e Sarandë, ndërsa i është hapur edhe edhe ndërtimit të një kompleksi rezidencal në hyrje të liqenit të Tiranës, i emërtuar “Tirana Lake Complex”.
Vendimet
1.Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Pustec.
2.Për përcaktimin e Zonës me Përparësi Zhvillimin e Turizmit Detar dhe miratimin e Hartës së Aktiviteteve, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
3.Për miratimin e Nismës për Rishikimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman, miratuar me Vendim të KKT-së Nr. 3, datë 26.07.2018, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
4.Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ose i nevojshëm t’i paraprijë Lejes për Zhvillim, Ndërtim, apo Deklaratës Paraprake për kryerjen e punimeve.
5.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti II”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Loti III”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
7.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Urës së re mbi lumin Drin, ndërtim i Nyjeve dhe ambienteve të shërbimit në segmentin rrugor Kalimash – Morinë”, me zhvillues shoqërinë “Albanian Highway Concession” sh.p.k.
8.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin “Rikonstruksioni i Urës së Dragotit”, Bashkia Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
9.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin “Rikonstruksioni i Urës së Kaludhit”, Bashkia Përmet, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
10.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i ambjenteve për akomodimin e Kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, depove dhe parkut të mjeteve speciale”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Komandën e Forcës Tokësore, Ministria e Mbrojtjes.
11.Leje Zhvillimi për objektin “Ndërtimi i godinës administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.