Ylber Ramadani fiton zemrat e italianëve, 90 minuta ndaj Genoas: Ka personalitet për të marrë frenat e mesfushës (FOTO)

by S.M

Kanë mjaftuar 5 javë kampionat që Ylber Ramadani të fitojë zemrat e tifozëve të Lecces por edhe të opinionit sportiv. Ditën e premte, skuadra pulieze fitoi ndaj Genoas me rezutlatin 1-0 dhe tani e sheh veten në katër vendet e para. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta, duke marrë elozhet e mediave italiane.Eurosport e ka vlerësuar paraqitjen e Ramadanit me notën 6 dhe përshkrimi për të ishte:

“Ndryshe nga Kaba, ai mendon shpejt. Ja pse dyshja në mesfushë funksionon. Ai vepron shpejt me topin në këmbë, duke preferuar zgjidhje sa të thjeshta aq edhe efektive.”  

TuttomercatoWeb e vlerësuar më tepër mesfushorin duke i dhënë notën 6.5. Nuk është se ka figurën e Hjulmand, por ka fizikun dhe personalitetin e duhur për të marrë frenat e mesfushës. Ai e menaxhon mirë posedimin, duke diktuar tempin e lojës.” Ishte ky përshkrimi për Ylber Ramadanin. Në pesë takime që ka zhvilluar Lecce, mesfushori nuk është zëvendësuar asnjëherë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.