Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Ramadani

  • “Shqipëria nuk do të dorëzohet”, Ramadani ka besim në Euro 2024: Bëjmë maksimumin në Gjermani (video)

    “Shqipëria nuk do të dorëzohet”, Ramadani ka besim në Euro 2024: Bëjmë maksimumin në Gjermani (video)

    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

    Në një pronocim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

    “Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë.Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dërëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi pronocimin e tij Ylber Ramadani.

  • “Nuk do ndaloj së punuari që të shkoj te Inter”, Ramadani pranon interesimin e zikaltërve: Nëse i shënoj Milanit do të…

    “Nuk do ndaloj së punuari që të shkoj te Inter”, Ramadani pranon interesimin e zikaltërve: Nëse i shënoj Milanit do të…

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ylber Ramadani po kalon një moment fantastik me skuadrën e Lecces. Për 27-vjeçarin ka një interesim nga skuadra e Interit, gjë që e ka konfirmuar vetë lojtari nga Ferizaji. Ramadani zbuloi të vërtetën e këtij interesimi në emisionin “Analizë Kuqezi”, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me ndeshjen e radhës në Serie A: Lecce-Milan.
    “Menaxheri im ka qenë në Tiranë, ka takuar dhe ka qëndruar gjithë kohën me Ausilion. Motivim shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari që të shkoj tek Interi. Goli i parë?Kismet, të shtunën me Milanin. Edhe pse ka tifozë shumë me Milanin në Shqipëri.

    Po e bëmë golin të shtunën me Milanin, do e bëjmë intervistën prapë. Ndoshta është fat, nuk i dihet. Patjetër që do e sjell fanellën time në emision nëse i shënoj Milanit.

  • Ramadani është maratonomaku i Lecces, mesfushori merr elozhet e e mediave italiane: Nuk numërohen kilometrat e përshkruar

    Ramadani është maratonomaku i Lecces, mesfushori merr elozhet e e mediave italiane: Nuk numërohen kilometrat e përshkruar

    Në Serie A, Roma mposhti Leccen me rezultatin 2-1, një sukses që erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Si zakonisht, për Leccen ishte edhe mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani. 27-vjeçari zhvilloi një përballje të mirë, teksa përshkroi shumë kilometra në fushë. Ramadani është vlerësuar me notën 6.5 nga Eurosport dhe përshkrimi për të është:

    “Një provë e suksesshsme në mesfushë, përshkruan një sasi të padeshifrueshme kilometrash”, shkruhej për Ylber Ramadanin. Performancat e Ramadanit tashmë nuk janë më një surprizë teksa ish-lojtari i Partizanit është shndërruar në busullën e mesfushës së Lecces, ndërsa forma e tij pozitivë është pasqyruar edhe në kombëtaren e Sylvinhos.

  • E BUJSHME/ Drejtori sportiv i Interit “fiksohet” me Ylber Ramadanin, Ausilio e ka ndjekur ne dy përballje

    E BUJSHME/ Drejtori sportiv i Interit “fiksohet” me Ylber Ramadanin, Ausilio e ka ndjekur ne dy përballje

    Ylber Ramadani është në fokusin e ndërkombëtarëve. Mesfushori i kombëtares shqiptare po shkëlqen me Leccen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A. Ai po konsiderohet si lojtari kryesor duke qenë titullar i padiskutueshëm.

    Paraqitjet e tij të mira janë vënë re edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio. Ai po sheh nga afër mesfushorin dhe nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen do t’i bashkohej zikaltërve.

    Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, po monitoron personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27-vjeçar.

    17 shtatori ishte mundësia e parë e Ausilios për ta parë live. Në stadiumin U-Power Monza-Lecce, mesfushori arriti performancën e tij të zakonshme në ndeshjen e cila përfundoi me barazim dhe në të cilën cilësitë e tij u theksuan në një kontekst ku skuadra ishte me një lojtar më pak për shkak të largimit të Baschirotto-s. Gjithashtu Ausilio e ka vëzhguar nga afër edhe në ndeshjet e Kombëtares.

  • “Një regjizor i madh”, Ylber Ramadani vazhdon të josh mediat italiane, ja nota në ndeshjen ndaj Juventusit

    “Një regjizor i madh”, Ylber Ramadani vazhdon të josh mediat italiane, ja nota në ndeshjen ndaj Juventusit

    Ylber Ramadani vazhdon të shkëlqejë në Serie A. Në takimin e fundit ndaj Juventusit, mesfushori i Lecces luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në 6 javë kampionat, kjo për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë në minutën e 30’. Kaq minuta mjaftuan që Ramadani të marrë sërish elozhet e mediave italiane.

    Sportmediaset e ka vlerësuar me notën 6: “Ka fuqi, goditje dhe gjeometri. Ai është pikëmbështetja e ekipit, njeriu që dikton ritmin dhe vendos rregull. Zotëron topin me saktësi, por nuk jep shkëndija.” Shkruhej në vlerësimin për Ramdanin.

    Një tjetër portal i rëndësishëm si Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Nota 6 për të: Një regjisor i madh dhe gjithnjë merr vendimet e duhura në fushë. Ai luan një pjesë të parë , më pas zbehet pa hedhur sasinë e duhur të karburantit në motorin sulmues të ekipit të tij”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit.

  • Ylber Ramadani fiton zemrat e italianëve, 90 minuta ndaj Genoas: Ka personalitet për të marrë frenat e mesfushës (FOTO)

    Ylber Ramadani fiton zemrat e italianëve, 90 minuta ndaj Genoas: Ka personalitet për të marrë frenat e mesfushës (FOTO)

    Kanë mjaftuar 5 javë kampionat që Ylber Ramadani të fitojë zemrat e tifozëve të Lecces por edhe të opinionit sportiv. Ditën e premte, skuadra pulieze fitoi ndaj Genoas me rezutlatin 1-0 dhe tani e sheh veten në katër vendet e para. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta, duke marrë elozhet e mediave italiane.Eurosport e ka vlerësuar paraqitjen e Ramadanit me notën 6 dhe përshkrimi për të ishte:

    “Ndryshe nga Kaba, ai mendon shpejt. Ja pse dyshja në mesfushë funksionon. Ai vepron shpejt me topin në këmbë, duke preferuar zgjidhje sa të thjeshta aq edhe efektive.”  

    TuttomercatoWeb e vlerësuar më tepër mesfushorin duke i dhënë notën 6.5. Nuk është se ka figurën e Hjulmand, por ka fizikun dhe personalitetin e duhur për të marrë frenat e mesfushës. Ai e menaxhon mirë posedimin, duke diktuar tempin e lojës.” Ishte ky përshkrimi për Ylber Ramadanin. Në pesë takime që ka zhvilluar Lecce, mesfushori nuk është zëvendësuar asnjëherë.

  • “Çunat tanë”/ Partizani krenohet me dy-ish lojtarët, Ramadani surprizon klubin e kuq me veprimin (FOTO)

    “Çunat tanë”/ Partizani krenohet me dy-ish lojtarët, Ramadani surprizon klubin e kuq me veprimin (FOTO)

    Ylber Ramadani shkëlqeu në ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Mesfushori kuqezi ishte ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.1. Pikërisht këtë fakt, klubi i Partizanit e reklamoi në kanalin zyrtar.

    “Dy më të mirët e Kombëtares. Dy ish lojtarë të Partizanit. Kombëtarja është “top” me çunat tanë”, shkruhej në faqen e të kuqve.

    Në koment bie në sy Ylber Ramadani që me sa duket vijon të ruajë të njëjtën dashuri si në kohën kur kontribuonte për kryeqytetasit. Ai ka bërë disa zemra emoji, duke treguar në këtë mënyrë respektin dhe konsideratën që ka për skuadrën që e rriti dhe e promovoi në arenën ndërkombëtare.

    Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndaj Polonisë, një sfidë ku vlen vetëm fitorja. E pak para takimit, Ramadani i çon këtë mesazh dashurie 17 herë kampionëve të Shqipërisë.

  • Transferimi i Ramadanit te Lecce bën “të pasur” Partizanin, zbulohet shuma financiare që përfiton klubi kryeqytetas

    Transferimi i Ramadanit te Lecce bën “të pasur” Partizanin, zbulohet shuma financiare që përfiton klubi kryeqytetas

    Ylber Ramadani erdhi në vitin 2016 te Partizani, pasi më parë aktivizohej në kampionatin kosovar me Dritën. Me fanellën e kuqe, mesfushori luajti 35 ndeshje dhe më pas u transferua në Danimarkë te Vejle.

    Ndërkohë, mësohet se nga kalimi te Lecce, Partizani do të përfitojë rreth 20 mijë euro si taksë formimi për lojtarin që luajti me të kuqtë gjatë sezonit 2016-2017. Klubi italian ka paguar 1.2 milionë euro për kartonin e Ramadanit ndërsa 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e Aberdeen që mund të arkëtojë sërish në të ardhmen në rast të një tjetër transferimi të lojtarit. Vetë ish-futbollisti i Partizanit do të përfitojë një pagë prej 500.000 eurosh në vit