Presidenti i Vorës Bert Xhabafti, ka folur në një lidhje telefonike në emisionin “Skaner”, MCN. Ai ka kërkuar “drejtësi” për vendimet e arbitrave në ndeshjet e Vorës, ku sipas tij, rasti më i “freskët” ishte ndaj Teutës. Pas 21 javësh Superiore, ekipi i drejtuar nga Arian Bellai mban pozitën e 7-të me 24 pikë:
“Tërheqja e skuadrës ndaj Teutës? Këtë veprim e bëra, sepse kjo nuk është hera e parë, sidomos ky arbitër (Olsid Ferataj) ka dy penallti të padhëna me Dinamon. Kur ka qenë në VAR, ka hequr golin e fundit po me Teutën në Durrës.
Dhe së fundmi, lojtari i Teutës Wotlai, 2 minuta pas ndëshkimit me karton të verdhë, bënë faull taktik, ndërsa arbitri në fjalë e fal. Jemi një ekip që nuk mund të konkurrojmë me ekipet e mëdha. Por me ata që luftojmë, mund të ishim pretendentë për vendin e 4-të.
Nga kategoria kanë dalë Manchester United, Juventusi, shumë ekipe që kanë rënë. Nuk bëhet qamet kur del një ekip nga kategoria, ndërsa nuk e meriton. Pse duhet mbajtur me zor!
Jam vetë tifoz i Tiranës, jam rritur me ngjyrat bardheblu. Kur nuk e meriton, nuk duhet të digjemi të gjithë se e meritojnë të tjerët.
Neve na kanë bërë shumë padrejtësi. Olsid Fertaja e ka shpallur vetë veten ‘non-grata’. Nuk ka fytyrë të vijë më këtu. Nëse do ndodhte një herë, falet, por ka disa raste që kanë ndodhur kundër nesh”.