Vora ka dërguar sot një notë proteste në Sektorin e Arbitrimit pranë FSHF-së, duke drejtuar gishtin pikërisht te Sokol Jareci. Sipas klubit të Superiores, ekipi është dëmtuar që nga ndeshja me Partizanin në javën e parë.
Vora ka listuar episodet që pretendon se janë me tendencë, ndërsa nxjerr në pah tre gjyqtarë. Bëhet fjalë për Egli Spahiun, Olsid Feratajn dhe Kreshnik Cjapin.
Administratori Albert Xhabafti u shpreh së fundmi në një dalje publike se në mes qëndron dëshira për të mbajtur Tiranën në Superiore. Për këtë edhe Vora është dëmtuar nga gjyqtarët. “Ne nuk mund të konkurrojmë me ekipet e mëdha, por me ata që luftojmë, mund të ishim pretendentë për vendin e katërt. Nuk bëhet ‘qameti’ kur del një ekip nga kategoria dhe nuk e meriton, por nuk duhet mbajtur me zor. Unë vetë jam tifoz i Tiranës, dhe kur nuk e meriton, nuk duhet të digjemi të gjithë, sepse e meritojnë të tjerët. Na kanë bërë shumë padrejtësi. Ferataj e ka shpallur vetë veten ‘non-grata’. Nuk ka fytyrë të vijë më këtu. Nëse ndodh një herë, falet, por ka disa raste që kanë ndodhur kundër nesh”, deklaroi ndër të tjera Xhabafti.
Njoftimi i Vorës:
