Vllaznia po siguron vazhdimësinë e pjesës më të madhe të grupit, një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës mund të largohet. Ardit Krymi, pavarësisht se ka ende kontratë me klubin shkodran, ka kërkuar të largohet nga Vllaznia. Kërkesa e mesfushorit vjen pas përplasjes me trajnerin Edi Martini në ndeshjen e fundit të “Final 4” ndaj Elbasanit, kur u zëvendësua menjëherë pas golit të dytë të pësuar nga kuqeblutë.
Në anën tjetër, klubi ka vazhduar me rinovimet. Fillimisht u zyrtarizua marrëveshja me Klinti Qaton, një nga lojtarët më të dashur për tifozët shkodranë falë shpirtit luftarak dhe grintës që shfaq në fushë. Pak më vonë erdhi edhe rinovimi me Christian Dros. Mesfushori moldav do të vazhdojë të mbajë fanellën kuqeblu edhe për një sezon tjetër, pavarësisht se edicioni i fundit u ndikua nga disa dëmtime që nuk e lejuan të tregonte potencialin e tij të plotë.
Më herët, Vllaznia ka rinovuar gjithashtu me Leon Pöhls, Jasmin Çelikoviç, Edon Murataj, Sherif Kallaku dhe Lirim Kastrati, si dhe me trajnerin Edi Martini dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani.
1 comment
Comments are closed
Add Comment