Vllaznia do të përballet me Laçin në “Loro Boriçi”, sot në orën 18:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të të Superiores. Shkodranët presin të rikthehen te fitorja pas 3 ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 2 pikë.
Një formë jo e mirë e kuqebluve që synojnë 3 pikët për të vijuar presionin ndaj Egnatias kryesuese e cila ndodhet po kaq pikë larg. Fat i mirë për trajnerit Osmani është që do të ketë një grup të plotë ndaj kurbinasve.
Disa orë para ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi jep një mesazh nga InstaStory i tij. “Të gjithë bashkë”, shkruan kreu i klubit duke u bërë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në një ndeshje të rëndësishme.
Qatip Osmani foli më pas për gjendjen fizike të futbollistëve, porta vazhdon të jetë një problem, ndërsa i gëzohet rikthimit të Smajlit
LEXO MË SHUMË: Partizani dhe Vllaznia shtrydhen për një barazim të thatë, asnjë ndryshim në klasifikim
Partizani-Vllaznia, nuk ka fitues në duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë, përballje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një barazim 0-0 që la të pakënaqura dy skudrat. Një pjesë e parë me shumë raste nga të dyja skuadrat. Për t’u përmendur ishte rasti i minutës së 16-të. Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e dytë dhe distancën tre pikë larg Partizani.