Vllaznia do të presë nesër në mbrëmje Teutën në orën 20:00 në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Në prag të këtij takimi, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
SFIDA NDAJ EGNATIAS- bëmë analizën me stafin, kishim mundësi të merrnim më tepër nga kjo, por nuk duhet të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi, është ndeshje speciale. I përballuam në mënyrë profesionale. Kur mundemi të tregojmë punë të vazhdueshme si në pjesën e dytë, atëherë çdo gjë mund të jetë e mundur.
BALAJ DHE MENSAH-Ishte situatë e vështirë të menaxhonim, e dimë që Balaj është lideri ynë dhe pikë kryesore e ekipit. Në përgjithësi Mensah nuk e ka zëvendësuar keq. Do mundohemi nesër. Jemi në diskutime për mënyrën si do rikuperohet, që ta kthejmë sa më shpejt në fushën e blertë. Është një problem për t’u zgjidhur.
TEUTA-Na duhen edhe neve pikë, jo vetëm Teutës. Kryesorja është si duam të implementojmë lojën tonë, kemi dëshirë dhe energji. Duhet të tregojmë që duam të fitojmë ndeshjen, të kuptojmë të gjitha rrethanat, duhet balancë bashkë me stafin, po ashtu të mbështesim lojtarët në maksimum. Kemi mjaft ndeshje deri në fund. Kryesore është se jemi të qetë dhe të saktë në mendjen tonë. Në 90 minuta, nëse do të shkosh për titull, është ëndërr e tifozëve. Duhet të ulim gabimet e kota. Të jemi sa më efektiv dhe të vrasim kundërshtarin në momentin e duhur. Ky është plus i Grudës, me shpejtësinë e tij. E dimë si ta fusim në lojë armën e tij më të fortë. E njëjta gjë për të gjithë lojtarët, mbrojnë mirë të gjithë bashkë. Momente mjaft të mira presioni në Rrogozhinë.
SEZONI-Janë edhe 5 ndeshje akoma, 15 pikë në lojë. Çdo gjë është e hapur deri në fund. Tri vendet e para janë kristalizuar për Final Four, Elbasani dhe Partizani janë për vendin e katërt. Fokusi ynë është te loja jonë. Çdo ndeshje të punohet dhe të merret maksimumi.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Ndaj Teutës duhet të kemi dëshirë dhe energji”/ Thomas Brdaric në konferen… […]
Comments are closed