Postimi që “djeg” Dinamon: Vllaznia ndez përballjen, Daja në alarm! (FOTO)

Vllaznia

Vllaznia-Dinamo, të shtunën në orën 18:00, do të mbahte kryendeshja e javës së 29-të. Takimi është planifikuar të mbahte në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa për trajnerin Edi Martini dhe Ilir Daja nuk është një ndeshje radhe.

Para këtij ballafaqimi, Vllaznia ka publikuar në rrjetin social “Instagram” bilancin si pritës. Në 14 ndeshje të luajtuar këtë sezon në “Loro Boriçi”, përsa i takon Superiores, kuqeblutë numërojnë 12 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Disfata e vetme rezulton kundër Teutës më datën 28 nëntor nga viti i kaluar. Kjo e dhënë, është “sinjal” i qartë për Dinamon dhe trajnerin Daja se çfarë e pret në transfertën e Shkodrës.

Përgjatë 28 javëve të luajtura në Superiore, Vllaznia dhe Elbasani mbajnë kreun me 52 pikë, ndërsa Dinamo rrezikon të mbetet jashtë Final Four, 4 pikë mbrapa vendit të 4-të, i cili aktualisht i takon Partizanit.

LEXO ME SHUME:Probleme dëmtimesh te Tirana, Orges Shehi detyrohet të ndryshojë planet ndaj Vorës

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës