Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Play-Offit

Gjysmëfinalet e Play-Offit të Kategorisë së Parë dhuruan emocione dhe spektakël, ndërsa në fund ishin Besa dhe Pogradeci ato që siguruan një vend në finalen e madhe. Besa triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Ilirisë në një sfidë të vendosur që në minutat e para. Kavajasit goditën shpejt me Cordeiro në minutën e 8-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Chinwendu dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Iliria provoi të reagonte, por nuk arriti të rikthehej në lojë, ndërsa Besa administroi me qetësi avantazhin deri në vërshëllimën finale. Në gjysmëfinalen tjetër, Pogradeci zhvilloi një paraqitje bindëse ndaj Kastrioti, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Greca hapi serinë e golave në minutën e 15-të, ndërsa në fundin e takimit shkëlqeu Pius F., i cili realizoi dy herë në minutat 89 dhe 90+1, duke vulosur festën e liqenorëve.

Tashmë gjithçka është gati për finalen e shumëpritur mes Besës dhe Pogradecit, një duel që pritet të jetë i zjarrtë dhe që do të përcaktojë skuadrën fituese të Play-Offit. Të dy ekipet vijnë pas paraqitjeve shumë të mira në gjysmëfinale dhe premtojnë spektakël në ndeshjen vendimtare.

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës

“Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

1 comment

Partizani hyn në histori me rekordin negativ 07/05/2026 - 17:22
[…] LEXO ME SHUME:Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Par… […]

Comments are closed

Add Comment