Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës

Flamurtari

Flamurtari kërkon vetëm fitoren në për balljen e radhës ndaj Teutës një ndeshje e cila do të zhvillohet në Vlorë dhe që konsiderohet vendimtare për fatin e sezonit të kuqezinjve.  Në kampin vlonjat nuk ka vend për pushim, pasi skuadra ka hyrë në një fazë kritike ku çdo pikë ka peshë të jashtëzakonshme. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit me Partizanin, stafi teknik dhe futbollistët kanë kthyer fokusin te sfida e radhës.

Trajneri Andi Ribaj ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën, ku ka qenë i qartë në objektivat: 6 pikë në dy ndeshjet e mbetura janë minimumi i kërkuar për të arritur synimin madhor, mbijetesën në kampionat. Gjatë fjalës së tij, Ribaj ka theksuar se nuk ka vend për nënvlerësim të kundërshtarit, duke paralajmëruar se Teuta mbetet një skuadër e fortë dhe e rrezikshme. Në të njëjtën linjë me stafin teknik është edhe presidenti i klubit, Sinan Idrizi, i cili vijon të mbështesë skuadrën në këtë moment delikat.

Për të motivuar ekipin, ai ka vendosur një premio të konsiderueshme prej 50 milionë lekësh për fitoren ndaj Teutës. Një shpërblim që pritet të rrisë edhe më shumë motivimin e futbollistëve në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme. Por nuk mbaron me kaq. Nëse Flamurtari arrin të fitojë edhe ndeshjen pasuese ndaj Vllaznisë në Shkodër, premio totale do të shkojë deri në 200 milionë lekë, një superbonus që tregon qartë rëndësinë që ka mbijetesa për klubin vlonjat.

Related posts

“Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

E FUNDIT/ Arriti Superioren, Ardjan Takaj merr vendimin për të ardhmen e Ernest Gjokës

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin