E FUNDIT/ Arriti Superioren, Ardjan Takaj merr vendimin për të ardhmen e Ernest Gjokës

Gjoka

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë ka qenë e fundit për Ernest Gjokën si trajneri i skuadrës korçare. Një eksperiencë që mund të mbyllej me një trofe, por ka përfunduar në mënyrë dramatike me një humbje që zbriti Skënderbeun në vendin e dytë në klasifikim.

Gjoka, i cili iu bashkua Skënderbeut në edicionin e kaluar, kishte kontratë deri në mbylljen e këtij sezoni me korçarët dhe pas ndeshjes së sotme, palët presin vetëm fundin e saj për të ndarë rrugët. Mësohet se aktualisht nuk ekziston dëshira për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, që do të thotë se Skënderbeu ka nisur kërkimin për një trajner të ri, ashtu si edhe Gjoka për një tjetër destinacion në karrierën e tij.

Korçarët pritet të nisin bisedat me kandidatë për pankinën që në javët e ardhshme, pasi duan të kenë idenë e qartë se si do të ndërtohet skuadra për sezonin e ri në elitë.

LEXO ME SHUME:“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Related posts

“Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës