Oltijon Kërnaja e mbylli dje zyrtarisht me Partizanin. Trajneri tropojan mori drejtimin e ekipit të parë në tetor, ndërsa rrugët u ndanë vetëm tri javë nga fundi i kampionatit. Shkak u bë humbja në derbin me Tiranën.
Kërnaja e la Partizanin para ndeshjes me Flamurtarin. Të kuqtë ndërkohë morën vendimin drastik, që askush të mos dalë në konferencë për shtyp në prag të takimit me vlonjatët. Partizani, deri tani për këtë sezon, ishte edhe klubi më korrekt sa i përket konferencave për shtyp para ndeshjes. Duke qenë se askush nuk është trajner, pjesa tjetër nuk do të dalë para kamerave.
Takimi me Flamurtarin është programuar për nesër(2 maj), prej orës 16:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Kryeyqtetasit rrezikojnë të mbeten pa Europë për edicionin e ardhshëm, duke humbur edhe koeficientin 7.5 që kanë ndërtuar ndër vite.