Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar. Vëmendja shkon në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ku janë dënuar Kobiljar dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku. Partizani dhe Elbasani janë dënuar për sjellje të spektatorëve.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore dhe banderola fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive dhe cenim të reputacionit të veprimtarisë futbollistike dhe anëtarëve të saj duke përdorur gjuhë fyese pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Tirana ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
- Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/h dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Butrinti, Pius Nelson Joseph, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.