Dramë në Ballsh! Bylis shënon në sekondat e fundit, VAR i jep fitoren Vllaznisë (video)

by KLIKOJE.AL

Në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit, Vllaznia arriti të marrë një fitore të ngushtë, por tepër të vlefshme, ndaj Bylisit në Ballsh me rezultatin 0–1, përballje e vlefshme për javën e 7-të të Abissnet Superiore.

Pjesa e parë foli për një lojë të ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkuan kontrollin e mesfushës. Vllaznia u tregua më e qartë në ndërtimin e aksioneve, ndërsa Bylisi mbështetej te kundërsulmet e shpejta. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të, kur pas një krosimi nga Esat Mala, Peralta në përpjekje për të larguar topin, shkakton autogol. Në minutat e fundit, tensioni arriti kulmin.

Bylisi barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë në zonë, por goli u anullua nga gjyqtari pas rishikimit të sistemit VAR për një faull ndaj lojtarit të Vllaznisë, vendim që shkaktoi protesta nga lojtarët dhe stafi ballshiot. Pas shumë shtesë, arbitri vërshëlleu fundin e takimit dhe Vllaznia mori tre pikë të çmuara që shkon në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me duar bosh, megjithëse dha një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari të fortë.

LEXO ME SHUME:“Partizani ka më shumë dëshirë”, Kërnaja sfidon Flamurtarin në debutim: Vetë emri që ka klubi nuk të lejon rezultat tjetër përveç fitores

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.