VIDEO/ Realizohet nokauti më i shpejtë në MMA, luftëtari shqiptar fiton për 10 sekonda titullin

Pritej që sfida e titullit në MMA mes luftëtarit shqiptar Bernardo Sopai dhe Julian Lopez të zgjaste dhe të ishte e luftuar nga të dy sportistët. Megjithatë, dueli nuk shkoi më shumë se 10 sekonda me Sopai që gjeti të papërgatitur Lopez dhe me një grusht në fytyrë hodhi në tapet kundërshtarin.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit të sfidës, me fierakun që kërkoi të vazhdonte sulmin ndaj Lopez. Por, shpejt u kuptua se ky i fundit ishte totalisht jashtë loje dhe se nuk mund të vijonte duelin e titullit. Në këtë formë, Sopai mbrojti me sukses titullin duke e zgjidhur sfidën me siguri shumë më shpejt nga sa e kishte menduar.

Related posts

Supergol në Ukrainë, ish-sulmuesi i Partizanit protagonist me skuadrën e tij

Partizani arkëton sërish nga mesfushori, 300 mijë euro të tjera vijnë nga Spanja (EMRI)

Vllaznisë nuk i ndahen telashet, pas humbjes ndaj Dinamos merr lajmin tronditës