Shijaku ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama në vijim të turit të tij për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në të cilat vijon procesi i rindërtimit.
Ndërsa inspektoi punimet në disa prej shtëpive në atë zonë së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit lidhur me mbajtjen e maskës.
Në një moment Rama i kap me dorën maskën dhe ja ngre sipër për ti mbuluar hundën.
“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.
Ndërsa vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.
Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi.
Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.