Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët për zgjedhjet e ardhshme nëse do të futet i vetëm apo në koalicion.
Kryedemokrati nuk iu përgjigj drejtpërdrejt, por foli për taktika elektorale, ndërsa tha se asnjë formule nuk e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor, por edhe nga drejtësia.
Pyetje: E keni diskutuar me aleatët si do të paraqiteni në zgjedhje, koalicion me listë të përbërë, vec e vec e keni menduar planin?
Basha: Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri nga ndëshkimi popullor që e pret dhe ndëshkimi nga drejtësisë që e pret. Por sot e gjithë vëmendje ime, e PD e koalicionit opozitar është një dramë që po shpaloset ditë për ditë para syve, tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe te pamundësia ulëritëse e shqiptarëve për tu përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës.