Flamurtari nis punën për sezonin e ri, zbulohet fjalimi i Emiljano Çelës para futbollistëve (video)

Flamurtari ka nisur sot punën për sezonin e ri, me trajnerin Emiljano Çela i cili ka dalë për herë të parë në fushën stërvitore me futbollistët që ka në dispozicion për këtë edicion në Kategorinë e Parë.


Tekniku ka pranuar këtë sfidë te vlonjatët, të cilët synon që t’i kthejë në elitë me një grup të bërë thuajse nga e para. Afrime me emër nga Superiorja, por edhe lojtarë “të shtëpisë” që janë kthyer pas disa vitesh në gjirin e klubit në akademinë e të cilit janë formuar.

Çela ka mbajtur një fjalim të shkurtër para skuadrës, duke ftuar futbollistët që të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin, i cili është qartësisht ngjitja në elitë në edicionin e ardhshëm. “Të ndjehemi krenarë dhe me fat që përfaqësojmë një klub të madh si Flamurtari”, ishin fjalët e teknikut para se të niste stërvitjen e parë të skuadrës.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)