242
“Final Four” do të mësojë sot emrin e dytë që do t’i bashkohet Partizanit në finalen e kampionatit për këtë edicion të pazakontë të Superiores. Egnatia dhe Vllaznia përballen në “Air Albania” në gjysmëfinalen e dytë që pritet të dhurojë shumë luftë dhe rivalitet. Trajnerët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë dhe kanë hedhur në fushë rreshtimet e tyre më të mira.
Aleksi është përsëri pjesë e formacionit të rrogozhinasve, ndërsa te shkodranët bie në sy kthimi i Grudës si titullar në një ndeshje të rëndësishme për kuqeblutë. Në vetëm 35 sekonda ndeshja është ndalur, pasi një kapsollë shpërthen pranë Sherrit dhe portieri kërkon ndihmën e stafit mjekësor.