Vetëm 1 fitore në 15 ndeshje, Teuta është makth për Egnatian në përballjet direkte (STATISTIKAT)

by S.M

Teuta e Egnatia do të jenë përballë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 34-të të Superiores. Egnatia e vendit të parë do të udhëtojë në Durrës për të marrë një fitore e për të blinduar vendin e parë.

Edlir Tetova  do të kërkojë të kthejë skuadrën te fitorja pas humbjes ndaj Vllaznisë javën e fundit, ndërsa Edi Martini është krejtësisht i qetë pas tre rezultateve pozitive. Morali i lartë mund të bëjë që durrsakët të kërkojnë vendin e katërt pasi diferenca është vetëm gjashtë pikë larg nga Dinamo e Skënderbeu, por gjithcka do të varet nga rezultatet e dy skuadrave. 15 herë janë përballur mes tyre Egnatia e Teuta.

Duelet mes tyre kanë filluar në vitin 2004, dhe tashmë Teuta numëron 10 fitore, katër barazime kanë përfunduar mes tyre, dhe cuditërisht Egnatia ka vetëm 1 fitore më 23 dhjetor të vitit 2021. Kjo tregon edhe dominimin e durrsakëve ndaj rrogozhinasve, me këto të fundit që do të kërkojnë “hakmarrjen” ndaj “djemve të detit”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.