Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin “Duboçica”. Sot në Leskovac është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e trajnerit Sylvinho. Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen. Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.
Serbët kanë njoftuar se nesër në stadium nuk lejohet asnjë simbol shqiptar. Rreth 5000 tifozë do të jenë të pranishëm në total.Federata ka njoftuar se kontrollet do të jenë të rrepta. Sipas Federatës dhe UEFA-s, biletat janë rreptësisht të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur nëse emri në biletë nuk përputhet me dokumentin personal. FSS paralajmëroi gjithashtu kundër përpjekjeve për të shitur bileta në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se përpjekje të tilla do të jenë të kota sepse nuk mund të hyni në stadium në atë mënyrë.