Qeveria rikthen zyrtarisht bastet onlinë në Shqipëri pasi Kryeministri kishte premtuar publikisht disa vite më parë se nuk do të lejohet hapja e tyre. Në parlament në vitin 2018 kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte kundër basteve të çfarëdolloji. “Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në parlament nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar.”, pohoi Rama në parlament në 18 tetor të vitit 2018.
Por në gusht të vitit të kaluar kryeministri Rama ndryshoi mendim dhe po rikthen aktivitetin e basteve për të cilat pohoi se kanë lulëzuar gjithë këto vite në të zezë.
“Por nëse e shohim përpara se ku duhet të jemi sot si nata me ditën edhe mua më bën të prirur për të qenë i hapur ndaj kësaj zgjidhje sepse është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë figuruar aktiv dhe përfitime krejt të paarsyeshme, element me profil të lartë të krimit të organizuar.”, tha Rama në 31 gusht të 2022-it.