185
Prime-n e fundit të “Për’puthen” u bënë dy hyrje të reja.
Njëra ishte Ana Gjini, ndërsa tjetra u prezantua vetëm nga zëri pasi iu fsheh fytyra.
Ajo realizoi një takim me Erionin duke zbuluar detaje nga vetja por jo identitetin.
“Unë e kam fokusin tek ti. Ti je pëlqimi më i madh”, i tha ajo Erjonit.
Por kur ky i tha se Mikela ka bërë shumë për mua dhe ajo është në mes, vajza nga Librazhdi tha se:
“Do ta shohim, por unë jetoj për dashurinë. Dashuroj lehtë”, u shpreh ajo.
U tha se ditën e sotme vajza do të bëhet pjesë e studios dhe do të zbulohet si duket por ndjekësit nuk presin aq shumë.
Në rrjet tashmë po qarkullojnë fotografi të 21-vjeçares, e cila quhet Alesja Hoxha.