Turqi/ Dy ish-futbollistët e Kukësit japin spektakël kundër Fenerbahces, shikoni momentin e dy golave (video)

Valon Ethemi është rikthyer për të bërë protagonist në elitën e futbollit turk me Istanbulsporin përballë Fenerbahces. Ish-futbollisti i Kukësit shënoi dy gola për skuadrën e tij duke rivendosur barazimin e përkohshëm kundër një prej gjigandëve të Superligës turke.

Në minutën e 57’, Et’hemi shkurtoi diferencat me anë të një penalltie, ndrësa në minutën e 66’, pas një topi fantastik të dhënë nga Eduard Rroca, 25-vjeçari lëshoi një gjuajtje e cila u devijua që më pas shkoi në rrjetë.

Gjithsesi ky barazim ishte vetëm i përkohshëm pasi 6 minuta më vonë Fenerbahçe kaloi sërish në avantazh.

Related posts

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë