Tsotne Patsatsia firmos sot me Tiranën, të mërkurën vendoset përfundimisht trajneri i ri

by S.M

Tirana ende nuk ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, por te klubit bardheblu kanë filluar të levizin në hyrjen e merkatos. Tsotne Patsatsia është goditja e parë e klubit bardheblu. Klikoje Sport ka mësuar se ditën e mërkurë do të vendoset përfundimisht trajneri që do të jetë pjesë e klubit bardheblu. Futbollisti 25-vjeçar aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit.

Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Conference League. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë. Tsotne Patsatsia ishte një nga lojtarët më të dalluar të Ligës Kombëtare gjeorgjiane “Kristalbet”.

Muajin e kaluar, ai e ndërpreu kontratën me Torpedo Kutaisi me pëlqim të ndërsjellë dhe do t’i bashkohet klubit shqiptar si lojtar i lirë.Tirana është klubi i parë i huaj për sulmuesin 25-vjeçar gjeorgjian.

LEXO ME SHUME:E paprecedentë! Drejtori i Vllaznisë pretendon se Gruda është nën kontratë, por Egnatia…

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.