Kush është ajo që nuk do të donte trupin e Jennifer Lopez, shto këtu edhe faktin që ikona e muzikës është 52 vjeçe!
Me një fizik që duket si 20-vjeçare, Jennifer ka treguar shpesh se i përkushtohet shumë shëndetit të saj si me ushqimet ashtu edhe me aktivitetin fizik.
Këngëtarja ka pohuar se ndjek një dietë të ekuilibruar, ndërsa rëndësi të veçantë i jep mëngjesit.
Jeniffer Lopez e nis ditën me një “Pije magjike”, që ka si përbërës kryesor boronicën dhe mjedrën. Ky lëng frutash e ndihmon që të përshpejtojë metabolizmin por edhe të mos ketë mungesë të vitaminave C,K, B dhe E. Të gjitha këto vitamina ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.
Këta janë përbërësit për “Pijen magjike” nga Jennifer Lopez:
– 1 filxhan boronica
– 1 filxhan mjedra
– 1 filxhan kos
– 1 lugë proteinë me shije vanilje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues)
– 1 lugë çaji kanellë
– 2 lugë çaji mjaltë
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 1/2 filxhan kuba akulli
Përgatitja: Të gjithë përbërësit i hidhni në enën e blenderit dhe i përzieni derisa të bëhen të njëtrajtshme dhe ja ku keni gati katër gota smoothie!