Trukim në ndeshjen Erzeni-Vllaznia?! Dy gola në fund dhe baste të vendosura me koeficent 12.00 (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Erzeni mposhti Vllazninë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në pjesën e parë, nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në të dytën, Asani do të realizonte në minutën e 63′ për Erzenin, Smajli do të barazonte në minutën e 87′, ndërsa Kacbufi dy minuta më vonë do të shënonte golin e fitores.

Një realizim që erdhi nga një përgjumje e shkodranëve në mbrojtje, duke e lënë të lirë mesfushorin të shënonte. E pikërisht këtu nisin hijet e dyshimit për një tolerim nga ana e klubit kuqeblu. Klikoje Sport ka mundësuar një foto ku shihet se në një vend europian, kjo përballje është luajtur në baste me rezultatin 2-1, pra që do të fitonte Erzeni, ku koeficenti ishte 12.00.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.