Donaldi dhe Romeo Veshaj po bëjnë bum me emsionin e tyre “Më lër të flas”, ku përmes skeçeve dhe dialogjeve të tyre thumbojnë në mënyrë indirekte ose direkte personazhet e showbizit shqiptar.
Në puntatën e tyre të tretë binjakët sollët në vëmendje skandalin që ka plasur së fundmi në rrjet që identifikohet si “Dubai Porta Potty”.
Ndërsa fliste me Romeon, Donaldi tha:
“Kur isha unë në Big Brother ti ishe në Dubai për të ngrënë… (këtu i referohet Dubai Porta Potty), se ishe dhe papunë ato kohë.”
Kjo fjali është marrë si një kunjë për Beatrix Ramosaj, e cila sapo doli nga Big Brother u nis për në Dubai edhe pse Donaldi e priste për takim brenda shtëpisë.
Nga ky udhëtim për në Dubai nisi edhe krisja e marrëdhënies për çiftin Donald-Trixa, të cilët u ndanë sapo përfundoi BBV.