Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëjnë një film së bashku dhe ishte vetë Donaldi i cili gjatë emisionit të tij “Më lër të flas” i konfirmoi lajmet.
“Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lansojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.” tha Donaldi.
Disa burime për revistën “Bordo” kanë zbuluar se ai do të jetë më shumë si një reality show, pasi sipas revistës emrat dhe historia e çiftit do të jetë e tyre.
Ndërsa përsa i përket skenaristit të filmit, sipas burimeve ai do të jetë Besmir Mustafaj.
Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale.
Teksa u ndal te partneri i saj, Donald Veshaj, prezantuesja tha se aktori i njohur dhe djali i saj, Arbori, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo. Jo vetëm kaq, por Bora është ndalur tek marrëdhënia e saj me Neda Ballukun. Moderatorja theksoi se me të ka një marrëdhënie shumë të mirë si dhe theksoi se nuk asnjë marrëdhënie të keqe me askënd. Ajo e cilësoi Nedën si “syri i freskët” i programit të dashurisë dhe theksoi se opinionistja di ku të pyesë e të ngacmojë konkurrentët me pyetjet e saj.
Sa i takon karrierës së saj, Bora tha për “Wake Up” se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt në “furrë”. Por moderatorja tha se nuk mund të tregojë më asgjë lidhur me këtë projekt derisa të konkretizohet diçka.
Xhani Demika, menaxheri i famshëm i VIP-ave ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku është vënë në vështirësi përballë pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku. Xhani tregoi gjatë intervistës se prej një viti Donaldi po ia nxin jetën, madje u betua publikisht që nuk do t’ia hap më telefonin.
“Pas daljes nga Big Brother, Donaldi ka një vit që më genjen për kafe. Më ka thënë shumë herë, madje edhe nuk më hapi telefonin. Po e them publikisht, që as unë nuk do t’ia hap më telefonin”, u shpreh Xhani Demika.
Në përfundim, Xhani tha se mendon që Donaldi është shumë herë më pozitiv se Romeo.
Që pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se janë të pandashëm. Tashmë çiftin e shohim kudo pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ‘funny’ të moderatores, e cila shihet duke ecur në një fushë të madhe me bar, ndërkohë në sfond dëgjohet Donaldi i cili e quan atë ‘gocë fshati’.
“Ja, gocë fshati…Ja si do të ngjante nëse do të jetonte në fshat. Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera… Ja një vajzë nga fshati. Respekt për të gjitha vajzat e fshatit”- shprehet aktori.
Kujtojmë se Bora u përfol disa ditë më parë për një shtatzëni të mundshme. Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora gjatë mbrëmjes në ‘DWTS’, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e mundshme.
Ajo ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Ajo u ndal te fëmijëria e saj, zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël.
Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.
Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor, pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur, dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi Bora Zemani.
Në dasmën madhështore të Arbër Hajdarit ishte edhe çifti më i komentuar që prej një viti: Bora dhe Donaldi. Pas paraqitjes së tyre bashkë në “Më lër të Flas”, dyshja nuk fshihet më as në publik dhe tashmë duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
Në praninë e Lori Hoxhës dhe Romeos, çifti duket se e ka shijuar në maksimum aftmosferën në dasmën e Arbrit me Vlerën.
Madje në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video që tregojnë dyshen duke kërcyer, siç thotë edhe shprehja popullore “2 martohen, 300 tërbohen…”.
Mbrëmjen e sotme do të transmetohet intervista e Bora Zemanit, përballë të dashurit të saj, Donald Veshaj.
Vetë aktori ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar copëza të asaj që do të ndodhë. “Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, është shprehur aktori. Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë çifti në rrëfimin e tyre të parë.
Ashtu si kemi parë edhe nga promo e emisionit, Bora i realizon Donaldit një tatuazh. Nuk e dimë ende se çfarë është ky tatuazh, ndërkohë që në rrjet ka pasur shumë aludime rreth këtij gjesti. Të shumtë janë ato që kanë aluduar se moderatorja i ka shkruar emrin e saj. Ndërsa të tjerë janë shprehur se tatuazhi i ri i Donaldit lexon Idiot. Shprehje kjo që vetë artisti e ka përdorur edhe në këngët e tij. Mbetet për t’u parë se çfarë do të rrëfejë sonte kjo dyshe.
E ftuar në puntatën e parë të sezonit të dytë në “Më lër të flas” do të jetë moderatorja Bora Zemani. Kjo do të jetë hera e parë që nga Big Brother ku do shohim bashkë publikisht në media Donaldin dhe Borën. Si i tillë, emisioni po pritet me interes të madh nga fansat, teksa në promo u njoftua se do të flitet për shumë gjëra, por si duket nuk janë mjaftuar me kaq.
Kështu, gjatë xhirimeve të emisionit në fjalë, dikush nga publiku ka filmuar me telefon një nga skenat.
Bora shihet duke i rënë me shpulla Donaldit dhe duhet të themi që nuk ishte kursyer aspak në to.
Kujtojmë që në takimin e tyre brenda BBV publiku i komentoi gjatë “shpullat e dashurisë” që Donaldi ia dha Borës, e kështu ndoshta moderatorja ka vendosur që të marrë hak.
Të buzëqeshur dhe me mesazhin e thjeshtë “Na lini të kërcejmë”, Bora Zemani dhe Donald Veshaj zyrtarizuan kështu ribashkimin e tyre.
Ishte moderatorja ajo e cila ditën e sotme ndau një selfie ku shfaqej me aktorin. “Na lini të kërcejmë”-shkroi ajo krah fotos.
Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor. Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.
Pak pas fotos është publikuar edhe promoja e emisionit “Më lër të flas”. Nga sekuencat e intervistës kuptohet se ata kanë folur për të gjitha. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit. “-thotë Donaldi.
Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”, përgjigje që do e marrim ditën e transmetimit të emisionit.