Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Donald Veshaj

  • Lënë pas të shkuarën! Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj shfaqen papritur krah njëri-tjetrit (VIDEO)

    Lënë pas të shkuarën! Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj shfaqen papritur krah njëri-tjetrit (VIDEO)

    Mes zërave për ribashkim mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, aktori ‘ka goditur sërish’.

    Ai dhe Semi Jaupaj kanë sheshuar gjërat dhe janë shfaqur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” krah njëri-tjetrit. Donaldi ka publikuar një video në Instastory ku iu bën thirrje ndjekësve të mos humbasin episodin e ri të “Më lër të flas” dhe krah tij shfaqet Romeo me Semin.

    Duket se këngëtarja do jetë e ftuara e radhës në emision ku shumë gjëra do thuhen.

    Gjatë një skeçi javën e kaluar Romeo dhe Donaldi po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”. Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.

    Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.

    Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

    Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.

    Semi thotë se gjëra nuk janë njësoj, por kjo nuk përjashton mundësinë që Bora dhe Donaldi të rikthehen bashkë. Po ashtu ka zëra që thonë se edhe kënga e saj e re do jetë dedikim për historinë e tyre.

  • Ribashkohen Bora dhe Donaldi?! Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë (VIDEO)

    Ribashkohen Bora dhe Donaldi?! Ish-çifti shihen në shoqëri të njëri-tjetrit në një nga klubet në Prishtinë (VIDEO)

    Historia e dashurisë në mes të prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj po vazhdon të komentohet.

    Dyshja që ishin të përfolur edhe gjatë qëndrimit të aktorit në shtëpinë e Big Brother VIP i dhanë fund lidhjes kur ky i fundit u përfshi në një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

    Por, lidhja e tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u ndan menjëherë pas përfundimit të BB VIP, ndërkohë që Donaldi ka vazhduar përpjekjet për ta rikthyer Borën, duke bërë dedikime për të e madje edhe duke i kushtuar këngë.

    Ndonëse ata e mohuan një ribashkim të mundshëm, tashmë duket që të dy kanë arritur t’i sqarojnë gjërat dhe mbrëmë (e hënë) janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

    Bora dhe Donaldi ishin në mesin e emrave të njohur që morën pjesë në sfilatën e organizuar nga kreatori Valdrin Sahiti në Prishtinë.

    Pas eventit, të pranishmit vazhduan festën në një nga klubet e natës në kryeqytet, dhe syrit të kamerës nuk i ka ikur shoqërimin mes Borës dhe Donaldit të cilët qëndronin pranë së bashku të pa shqetësuar.

    Video të shumta ku të dy shihen së bashku janë bërë virale në rrjetet sociale dhe fansat e tyre e kanë parë si një ribashkim.

    Mbetet të shihet nëse ata do të konfirmojnë apo mohojnë një gjë të tillë pasi jo pakë herë kanë folur publikisht për raportin e tyre.

    Ndërkohë, Bora ishte një nga të pranishmet që morë vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq në pasarelën e Valdrin Sahitit e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë me shkëlqim.

    Teksa, Donaldi i shoqëruar nga vëllai i tij, Romeo u pa në një kostum elegant me ngjyrë të zezë të kombinuar me bluz të bardhë dhe kapele.

  • Trixa në Dubai, Donaldi lëshon thumbin e rëndë pas skandalit “Porta Potty”!

    Trixa në Dubai, Donaldi lëshon thumbin e rëndë pas skandalit “Porta Potty”!

    Donaldi dhe Romeo Veshaj po bëjnë bum me emsionin e tyre “Më lër të flas”, ku përmes skeçeve dhe dialogjeve të tyre thumbojnë në mënyrë indirekte ose direkte personazhet e showbizit shqiptar.

    Në puntatën e tyre të tretë binjakët sollët në vëmendje skandalin që ka plasur së fundmi në rrjet që identifikohet si “Dubai Porta Potty”.

    Ndërsa fliste me Romeon, Donaldi tha:
    “Kur isha unë në Big Brother ti ishe në Dubai për të ngrënë… (këtu i referohet Dubai Porta Potty), se ishe dhe papunë ato kohë.”

    Kjo fjali është marrë si një kunjë për Beatrix Ramosaj, e cila sapo doli nga Big Brother u nis për në Dubai edhe pse Donaldi e priste për takim brenda shtëpisë.

    Nga ky udhëtim për në Dubai nisi edhe krisja e marrëdhënies për çiftin Donald-Trixa, të cilët u ndanë sapo përfundoi BBV.

  • “Nuk e kam dashur asnjëherë…”/ Bora Zemani bën reagimin e gjatë dhe i “vë vulën” me Donaldin!

    “Nuk e kam dashur asnjëherë…”/ Bora Zemani bën reagimin e gjatë dhe i “vë vulën” me Donaldin!

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në “shënjestër” të fansave dhe mediave rozë për çdo lëvizje të tyre dhe kurioziteti është i madh për të ndjekur çiftin që nga takimi i tyre në Big Brother Vip para syve të të gjithë shqiptarëve.

    Mirëpo, që nga përfundimi i spektaklit ka pasur aludime të shumta se dyshja është takuar, kanë folur e me radhë si këto që një çift mund të bëjë.

    Si duket moderatores i kanë ardhur në majë të hundës lajmet për jetën e saj dhe e kuptojmë këtë pasi duhet të jetë stresuese që të jesh çdo ditë në qendër të vëmendjes. Prandaj Bora Zemani ka reaguar mbrëmë me një status të gjatë ku i hedh poshtë të gjitha fjalët se është takuar apo se do të bashkëpunojë me Donaldin.

    Bora ka shkruar:

    “Eshte e pamundur te reagoj cdo dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh qe cfare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume! Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend.

    E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime te sigurta”. Kjo eshte e tepert e po kthehet ne bezdi te madhe! Cdo dite lajme te bazuara ne thashetheme, imagjinate, komente! Akoma kujdesem per cdo postim qe bej vetem per te mos provokuar lajm dhe prap, cdo gje merr nje interpretim tjeter duke u shfrytezuar nga te gjithe.
    Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…

    Eshte kaluar cdo limit duke nxjerre shtepine time neper portale! Eshte shume personale! E aq me teper duke genjyer per nje makine te rastit ngjyre gri, me targe tjeter te parkuar poshte (shume thjeshte e kuptueshme qe nuk behet fjale per makinen blu te fotografuar diku tjeter). Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike.

    Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh… Per momentin ka ASGJE!

    Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume njeri-tjetrin!

    Shume dashuri per te gjithe ju!!”

  • Detaji që humbët! E patë vendin se ku qëndron Donaldi në klipin e këngës?!

    Detaji që humbët! E patë vendin se ku qëndron Donaldi në klipin e këngës?!

    Donaldi, Romeo dhe Elgiti kanë publikuar para disa orësh këngën nën titull “Picasso” dhe teksti i këngës ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

    Në këngë vargjet e Donaldit janë:
    “Ma tha truri për me t’puth
    Ma tha truri për me t’humb
    Ma tha truri për me t’lut
    Ma tha truri për me vujt.”

    Këto fjalë nuk do shumë mend që i dedikohen Bora Zemanit, teksa në fillim të javës deklaroi se Trixa ka qenë një gabim dhe tani do të luftojë për dashurinë e moderatores.

    Ndërkohë një detaj tjetër që nuk na shpëton nga videoklipi muzikor në fjalë është se Donaldi shfaqet brenda një vendi që duket si kishë, e cila gjithashtu lidhet me takimin e parë me Borën.

    Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Donaldi shprehej për takimin e tyre: Nuk e takova në television, e takova në kishë.

  • “Një bashkëpunim me Trixën dhe Donaldin”/ Çfarë po përgatit miku i vëllezërve Veshaj?!

    “Një bashkëpunim me Trixën dhe Donaldin”/ Çfarë po përgatit miku i vëllezërve Veshaj?!

    Artisti shqiptar që është mik i vëllezërve Veshaj dhe po ashtu i Beatrix Ramosaj, ka folur në emisionin “N’Zoom” për raportet që ka me ish-çiftin.

    Fjala është për Tiri Gjocin, i cili pranon se ka mundësi që të sjellë një bashkëpunim muzikor me këngëtaren dhe binjakët.

    Tiri tha:

    “Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Trixën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problem.”

    Gjatë intervistës ai foli edhe në lidhje me postimet e tij në rrjetet sociale, në mbështetje të aktorit Donald Veshaj, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e “Big Brother Vip.”

    Këngëtari shpjegoi se ka një raport miqësor me Donaldin dhe Beatrixën dhe për sa i përket historisë së tyre tha se “nuk i takon të përfshihet.”

    “Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Trixa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth Big-ut që njerëzit kanë gjetur shak që të kapen me këtë gjë, por… kaq domethënë”, përfundoi ai.

  • Vajza e saj shoqe e ngushtë me Trixën, habit mamaja e Oriola Marashit me komentin për Donaldin!

    Vajza e saj shoqe e ngushtë me Trixën, habit mamaja e Oriola Marashit me komentin për Donaldin!

    Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj janë shoqe të ngushta prej kohësh dhe këtë e tregojnë shpesh në rrjetet sociale, mirëpo çfarë mendon mamaja e modeles për Donaldin?

    Xhoi Jakaj ka qenë së fundmi e ftuar në “Abc-në e pasdites” dhe sigurisht nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve rreth Big Brother Vip, pasi shoqja e vajzës së saj është ndër më të përfolurat tashmë.

    Mamaja e Oriolës tha se në fillim ka suportuar dashurinë mes Donaldit dhe Beatrix, ndërsa tani nuk e mbështet më aktorin, ndërsa shtoi se Donaldi nuk është më i vërtetë.

    Pjesë nga biseda në studio:

    Eltion: Unë kam diçka për sa i përket pjesës së vlerësimit të tjetrit, kam përshtypjen që ditët e sotme nuk e di pse me jepet kjo përshtypja që shumë persona veshin një personazh, nuk janë realë. Këtë gjë e has edhe kam dyshimet e mia sepse vej pikëpyetje që është ky “Ermali” apo ka veshur një personazh?

    Xhoi Jakaj: Me pëlqeu shumë, dhe pikërisht se Tokja nuk veshi një personazh dhe ishte shumë i vërtete në atë që tha dhe u largua shumë shpejt nga formati sepse ai ishte politikisht korrekt me veten e tij dhe audiencën e tij. Nuk të pranon audienca në Shqipëri të jesh korrekt, sa më korret të jesh dhe sa më i mirë të jesh dhe sa më i sjellshëm të jesh është një problem me audiencën. E di tërë bota që aty kam suportuar dy personazhe, Triksën dhe Donaldin. Tani nuk i suportoj të dy, Triksën po, Donaldin jo.

    Ermal Peçi: Po pse, se u ndanë?

    Xhoi Jakaj: Token e desha shumë sepse ishte i vërtetë, por nuk mund të pozicionohesha.

    Ermal Peçi: Pse nuk e suporton sepse u ndanë?

    Xhoi Jakaj: Jo vetëm… Loja jo e vërtetë që bëri. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit e pavërtetë. Dashuria duhet të jetë e vërtetë, është ose nuk është, ekziston ose nuk ekziston.

  • Bora dhe Donaldi po sjellin një film bashkë???

    Bora dhe Donaldi po sjellin një film bashkë???

    Ndoshta Bora me Donaldin nuk do të rikthehen ndonjëherë si çift bashkë, por nuk mund ta themi të njëtën gjë për bashkëpunimet mes tyre.

    Me shumë gjasë shumë shpejt Borën dhe Donaldin do t’i shohim bashkë në një film. Arsyet?

    Në fillim të kësaj jave Bora publikoi një video krah regjizorit Aerion Bubullima dhe megjithëse asnjëri nuk përmendi ndonjë film, pamjet e dyshes në Vienë, vend ku aktualisht jeton regjizori, janë mjaftueshëm sa për ta marrë me mend se çfarë mund të jetë duke ndodhur.

    Burime për Anabel.al bëjnë me dije se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të.

    Për aq kohë sa regjisori zgjedh t’i mbajë sekrete projektet e tij, një lajm i tillë mbetet vetëm në kuadër aludimi, por pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit mes ish-çiftit.

  • E sigurt që janë rikthyer bashkë! Donaldi bën tatuazh të njëjtë me Borën dhe habit të gjithë

    E sigurt që janë rikthyer bashkë! Donaldi bën tatuazh të njëjtë me Borën dhe habit të gjithë

    Aktori Donald Veshaj ka publikuar mbrëmë një video nga Tik Tok ndërsa përsërit vargjet e këngës së tij “Ti nuk je”.

    Mirëpo ajo që ka befasuar të gjithë është tatuazhi i tij i ri, një puthje në krahëror, tatuazh i njëjtë me atë që ka Bora në pjesën e pasme të supit.

    Dhe nuk mendojmë që ky tatuazh është rastësi ashtu sikurse nuk është rastësi as videoja e Donaldit që ka dalë pa bluze.

    Foto e shkëputur nga Big Brother Vip ku duket se Donaldi nuk e ka pasur këtë tatuazh

    Mos ndoshta këtij tatuazhi i referohen vargjet në këngën e Elgit Dodës “tatu n’zemër”? Këngë që vetë Donaldi ka rrëfyer gjatë Big brother Vip se I ka shkruar për historinë e tij me Bora Zemanin.

  • “Kush po të dëmton?!”/ Video e Bora Zemanit trazon rrjetin, të gjithë: E ka për Donaldin

    “Kush po të dëmton?!”/ Video e Bora Zemanit trazon rrjetin, të gjithë: E ka për Donaldin

    Pa kaluar as 24 orë që nga publikimi i këngës nga Donald Veshaj, Bora ka postuar një video dhe të gjithë mendojnë se e ka për aktorin.

    Moderatorja ka postuar një video me këngën e Don Xhonit dhe Loredanës në sfond, ndërsa Bora përsërit vargjet: “Veç kallxom kush po të dëmton, kallxom kush po të provokon”.

    Kjo video e Borës është shpërndarë gjerësisht në rrjet dhe të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale mendojë se është një përgjigje për Donaldin.

    Nga ana tjetër kënga e Donaldit “Ti nuk je”, dukej si një thirrje për të rikthyer dashurinë e humbur, ndërkohë Bora që shprehet: Kush po të dëmton?”