Qëkur u mësua se Donaldi dhe Bora janë rikthyer, në median rozë kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshmet rreth tyre. Madje u përfol se çifti do të jetë në bashkëmoderim për spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars”. Ideja ishte që Donaldi do të ishte në prapaskenë me VIP-at, ndërsa Bora në moderim, por me sa duket kjo nuk qëndron dhe këtë sapo e ka konfirmuar vetë Top Channel.
Para pak orësh faqja zyrtare e TCH ndau me ndjekësit një video që tregon se me 1 tetor do të startojë sezoni i dytë i emisionin “Më lër të flas”, i cili moderohet nga Donald dhe Romeo Veshaj.
Po ashtu në fillim të tetorit fillon edhe “Dancing with the stars”, por për këtë ende nuk ka një datë fikse.
Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.
Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.
Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë. Së fundmi ka dalë një tjetër detaj që po ashtu konfirmon rikthimin e tyre. Më herët, Bora e kishte hequr Donaldin nga rrjetet sociale, e mesa duket tani ajo i ka bërë sërish “follow” në Instagram, dhe po ashtu edhe Donaldi.
Mirëpo, duket se çifti tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin pasi vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ndau një video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë). Jo vetëm kaq por bukuroshja ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk ka zgjedhur ta zbulojë me fytyrë.
Rikujtojmë se, Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit. “Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.
Ditën e djeshme Donaldi dhe Romeo kanë pasur një ditë të veçantë, pasi binjakët Veshaj kanë festuar 27-vjetorin e lindjes së tyre. Dje Donaldi publikoi edhe një këngë, e cila mori vëmendje për shkak të tekstit që qartazi i dedikohej moderatores. Aktori mori urime të shumta nga miqtë, fansat dhe bashkëpunëtorët, por urimi publik që u duk se mungoi ishte ai i Bora Zemanit.
Dyshja ka disa muaj që janë rikthyer, teksa fundjavën e kaluar u shfaqën publikisht bashkë dhe postuan edhe foto nën shoqërinë njëri-tjetrit, kështu që të gjithë prisnin që edhe ditëlindjen ta festonin bashkë.
Por prisni! Në një Instastory të fundit, Bora ka publikuar një video të saj ku shkruan “Urime, urime” të shoqëruar me një ikonë të dy gotave. Është evidente që urimet nuk mund të jenë për dikë tjetër përveçse për Donaldin, për ditëlindjen e tij dhe ndoshta, këngën e tij të re.
Ajo që duhet shtuar është se video e Borës është thjesht bardhë e zi, ashtu edhe klipi i këngës së Donaldit është bardh e zi.
Çifti Bora dhe Donaldi kanë qenë më të përfolurit në median rozë, përgjatë dhe pas përfundimit të “Big Brother”.
Pas shumë aludimesh, janë rikthyer apo jo së bashku, ata nuk fshihen më! Ndonse dyshja u përpoq ta mbanin diskret rikthimin e tyre, tani duket se po dalin hapur publikisht. Teksa kanë qenë në “Sunny Hill”, Semi ka vendosur të thyejë heshtjen.
Ajo ka publikuar pak më parë një foto me Donaldin dhe Borën ku përbri shkruan: “Shokë përgjithmonë”. E mesa duket Donaldi sapo u pajtua me Borën rregulloi edhe relatat me Semin.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë çifti i momentit, por ndonëse të gjitha detajet flasin për ribashkimin e tyre, duket se ata vijojnë ta mbajnë “sekret”. Vëmendja e madhe ndaj kësaj dysheje, i ka shndërruar personazhet në milionerë. Duke luajtur lojën e një telenovele, paratë që ky çift ka fituar muajt e fundit, kapin shifrat e çmendura, duke i bërë protagonistët fillimisht milionerë, pastaj në dy të dashuruar.
Për publikun është vetëm një lidhje e mediatizuar, e ndërsa për ta, një industri që sjell para çdo ditë. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre. Por duket se ribashkimi i tyre është një sekret për të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.
Të shumtë janë ata që janë në dijeni të lëvizjeve të çiftit, të planeve të tyre, madje edhe të idesë për t’iu rikthyer bashkëjetesës, por duket se të gjithë “i tremben” të zbulojnë detaje të reja. Megjithatë, mund të themi se kjo histori jo vetëm që i ka shndërruar në kryefjalën e mediave, por edhe i ka pasuruar dy protagonistët. Kujtojmë se Donaldi ka një emision të tijin, së bashku me të vëllanë, Romeon, ku kryesisht bëhen batuta për këtë çift, duke rikthyer kështu vëmendjen e gjithë fansave.
“Më lër të flas” është produksioni i djemve, që nuk lë asnjë rast pa ngacmuar Donaldin në lidhje me Borën dhe përgjigjja e këtij të fundit është gjithnjë një buzëqeshje, duke mos pranuar apo mohuar asgjë. Taktikë kjo për të mbajtur publikun sa më shumë në pezull për atë që e kemi konsideruar çiftin e vitit. Por veç emisionit, Donaldi ka një tarifë deri në 8 mijë euro për koncertet e tij live, së bashku me Romeon dhe Elgit Dodën. E njëjta skenë përsëritet në koncert, teksa Donaldi nuk heziton t’ia përmend emrin Borës për të elektrizuar të pranishmit. Duhet thënë se edhe për marketingun online, aktori i humorit është bërë ndër më të paguarit, ku kompanitë qëndrojnë ‘në radhë’ dhe paguajnë mijëra euro për një postim të tijin.
Duket se veç dhuratave, Donaldi merr deri në 3 mijë euro për një “story” në “Instagram”-in e tij. Jo më pak e suksesshme ka dalë edhe Bora nga kjo histori, ku pasi “Instagram”-i i saj “u çmend” dhe kapërceu shifrat e 1 milionëve, moderatorja është më e paguara për reklamimin në rrjetet sociale. Kompani të ndryshme kërkojnë Borën si imazh të tyre në “Instagram” për një vit të plotë, duke i ofruar shuma të majme për reklamime online. Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe dhurata luksoze për të nga fushatat publicitare që ajo ka realizuar. Bëhet me dije se shumë ftesa i kanë ardhur artistes për të qenë pjesë e muzikës dhe e kinematografisë, por Bora është ende në shqyrtim të ofertave.
Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, moderatores i është kërkuar edhe të ndryshojë shtëpi mediatike, por sezoni i ardhshëm do ta gjejë përsëri në Top, vetëm se këtë herë jo te “Përputhen”, por te “Dancing with the stars”, ku përballë saj do të jetë Donaldi. Ndonëse produksioni është ende në bisedime për të vendosur kastën pjesëmarrëse, e sigurt që nëse Donaldi e pranon ftesën, nuk do të mungojnë batutat dhe situatat që do të krijohen përgjatë spektaklit. Kjo sepse që pas ribashkimit të tyre, dy të rinjtë kanë vendosur të “luajnë” me ndjekësit e tyre, duke mos pranuar rikthimin. Çifti mund të mos e kenë follow njëri-tjetrin, por ama i dërgojnë sinjale.
Së fundmi Bora ka postuar disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”. Mirëpo, pas kësaj ka ardhur dhe ‘përgjigjja’ e Donaldit teksa në “InstaStory”-n e tij ai ka postuar një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan: “Ja se erdhi, po parkon”. Prej javësh, vëmendja për dyshen është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali.
Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëritjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë. Ndërkaq, Gjiko, teksa ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” në përfundim të emisionit, konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës. Ndërsa po zhvillonin një sfidë me “Freestyle”, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë”.
“Boll e fshehe, se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”, u shpreh Gjiko.
Ndërkohë, pak ditë më parë, aktori ishte edhe në studion e “Përputhen”, duke realizuar një nga skeçet e emisionit, por edhe duke dhënë ‘material’ të ri për ndjekësit e kësaj dysheje. Në promon e puntatës së re të emisionit, i cili do të transmetohet të premten, por është regjistruar ditë më parë, Donaldi shihet në studion e programit të dashurisë duke realizuar një skeç. Donaldi ka improvizuar “Përputhen”, emisionin e dashurisë të moderuar nga Bora Zemani dhe shihet duke e imituar këtë të fundit.
Ndërkohë, vetë moderatorja në një nga rrëfimet e saj të pakta, ka folur për herë të parë për këtë histori. Ndonëse ka preferuar që të mos bëjë shumë reagime në lidhje me jetën e saj private dhe romancën me Donaldin, së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë të shkurtër në emisionin “Përputhen”, përballë opinionistit Arjan Konomi. Gjatë rrëfimit të saj, ajo foli edhe për përkushtimin e saj ndaj punës, por edhe jetën e saj private, duke e cilësuar këtë vit si më të vështirin në aspektin personal.
“Shumë probleme tona personale duhet t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë punën tonë në televizion. Për mua është shumë e rëndësishme puna, megjithatë ndonjëherë më duhet të heq këtë vëmendjen maksimale ndaj punës vetëm për Arborin, por për gjërat e tjera gjithmonë jam munduar të jem në fokusin kryesor te puna ime. Pavarësisht se ky vit, nëse do bëja një dallim nga viti i shkuar, për mua nuk ka qenë edhe shumë i thjeshtë edhe personalisht, kam qenë shumë e ngarkuar. Edhe nga shëndeti fizik, në dhjetor për shembull erdha një ditë pasi isha operuar”, tha moderatorja.
Megjithëse nuk dha shumë detaje, Bora Zemani foli edhe për mënyrën se si e ka kaluar periudhën e ndarjes dhe tradhtisë së aktorit Donald Veshaj. E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment gjatë emisionit që i është kujtuar situata e saj, Bora tha:
“Edhe ka pasur… edhe ka pasur. Më duhet të përmendem në momente të caktuar, por gjithmonë është ajo drita e kuqe që them ‘ku është dhe aty duhet të fokusohesh”.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve dhe jashtë Shqipërisë ku janë fotografuar bashkë. Në postimin e fundit që Bora ndau në “Instagram”, njerëzit shpërthyen në komente negative. Pas kritikave të pafundme, moderatorja ka postuar sot një video në “TikTok” ku ka përdorur një ‘sound’ që thotë se:
“Nëse ti nuk mund të thuash diçka të bukur, atëherë mos thuaj gjë fare”.
Mesazhi dukshëm është për kritikuesit dhe ndjekësit e saj e kanë kuptuar këtë gjë. Disa i shkruajnë që mos të ndikohen nga ta: “Askush mos të shajë Borën se është inspirim”. “Mos shiko çfarë thonë njerëzit, jeto jetën si të duash”. “Nuk kanë bërë asgjë në jetë dhe të përmendin ty për pak famë”. “Po të plas ty se çfarë thonë. Qentë le të lehin, karvani ecën para”. Të tjerë nuk e fshehin zhgënjimin: “Vajzë, ti na zhgënjeve”. “Nëse ti nuk mund të thuash asgjë të vërtetë, por vetëm gënjeshtra, atëherë mos thuaj gjë fare”. Ndërkohë, Bora ka fshirë edhe postimin e shumëkomentuar. Shumë njerëz i akuzojnë si ‘manipulues’ që kanë bërë gjithçka për vëmendje. Të tjerë i kërkojnë Borës mos ta falë aktorin, pasi sipas atyre ai e tradhtoi para gjithë Shqipërisë.
Ja disa nga komentet: “Realisht të kam mbështetur dhe të dija më të fortë në karakter dhe jo aq mendjelehtë sa të luajë me ty sa herë t’i dojë qejfi atij. Bile tradhtia publike meritonte pak më shumë të reflektoje se je 30 jo 20″. “E ke dh* gjithë punën nëse i ke dhënë mundësi tjetër. Nuk e meriton se të uli në sy të të gjithëve. Imagjino çfarë bën fshehurazi servili. Nuk ka fytyrë ai, ti meriton më shumë”. “Vazhdo kështu, vetëm të lutem mos e fal tradhtinë sepse ai idiot nuk të meriton ty, as Trixën, sepse të dyjave ju premtoi, të dyjave ju tradhtoi, idioti. Unë besoj në ty e di se ti nuk je një femër e ultë, edhe nuk je pa karakter me i dhënë mundësi atij idioti, edhe bëhu e sinqertë tregoju njerëzve që nuk je me të. Mos i ul vetes vlerat, as karakterin që ke, mendo për familjen tënde, djalin. Se ai tradhtar emër s’ka, edhe mos të lutet me ty ai kur don tradhton kur do të afrohet. Mos e lejooooo se nuk je një femër pa karakter”. “A je kthyer a ahahhahahah, pse e ule veten aq shumë”. Megjithatë, kjo nuk e venitur famën, suksesin dhe pasurinë që dy të rinjtë po përfitojnë nga kjo histori dashurie, që me gjasa do të na mbajë mbërthyer edhe sezonin e ri televiziv.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të jenë epiqendra e cdo media. Së fundmi u fotografuan duke bërë shopping në Itali dhe mesazhet e koduara që i dërgojnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Në puntatën e djeshme ne “Më lër të flas” Donaldi ka bërë një skeç me të ftuarin e tij Capital T. Ai e ka vendosur këngëtarin në studion e ‘Për’puthen’ ku aktori i humorit sillet si moderatorja ndërsa Romeo si opinionisti Arian Konomi.
Këngëtarit i shkojnë disa vajza duke e puthur dhe ajo çka u vu re ishin komentet e Donaldit i cili përsëriste disa herë: “Loja me tre vajza nuk është asnjëherë e bukur”-
Mos vallë aktori i humorit në skeçin e tij ka ironizuar haptazi partneren e tij?
Për të gjithë ata që nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend, disa muaj më parë gjatë programit të dashurisë, ndodhi një situatë e pakëndshme mes Mikelës, Ritvanës dhe Erionit. Gjatë përballjes së tyre në studio ajo që u vu re dhe u komentua nga të gjithë ishte komenti i moderatores, Bora Zemani në lidhje me qëndrimin e Erionit mes dy vajzave.
“Ishte ky një sqarim pas gjithë fjalëve që Ritvana hodhi pak më parë, sigurisht që Mikela dyshon por i takon Erjonit të vërtetojë të kundërtën. Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë për këtë që thua, të paktën si femër e shpresoj shumë këtë sepse loja me dy vajza nuk është asnjeherë e bukur dhe unë mendoj që djali do dali i humbur në fund dhe nuk do ketë asnjërën”- tha ajo në atë kohë.
Pas fjalëve të Borës pati dhe shumë duartrokitje nga studio, pasi duket se reagimi i saj më shumë se kishte të bënte me situatën në Për’puthen, i referohej jetës dhe situatave të saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosaj, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip debate mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshaj percipitoi në momentin kur ajo i tha Donaldit që është bërë i famshëm nga Bora Zemani. Tani nuk është habi që moderatorja vijon thumbimet dhe ironitë ndaj Donaldit dhe të tilla kanë qenë edhe dy statuset e fundit të saj në rrjetet sociale.
Në Instagram Einxhel ka shkruar: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.”
Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. E po ashtu thuajse në cdo puntatë të “më Lër të flas” emri i Borës del në skenë qoftë nga binjakët, qoftë nga të ftuarit e tyre.
Ndërkohë kujtojmë që edhe më herët Einxhel ironizonte programin e vëllezërve Veshaj duke shkruar në Twitter: “Ka patur jetë dhe para tetorit 2021… Të paktën për mua po iher.”
Ka patur jete dhe para tetorit 2021…Te pakten per mua po iher🤷🏻♀️🤣#IamEinxhel
Pas fotove ku u kapën disa herë bashkë jashtë Shqipërisë, tashmë Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket sikur nuk fshihen më dhe kanë filluar të çojnë mesazhe për njëri-tjetrin. Megjithëse në mënyrë të tërthortë është e dukshme se për kë i kanë këto fjalë dyshja e ekranit.
Bora ka postuar një foto nga makina ku pyet ndjekësit “Erdhi vera apo akoma?” dhe përgjigjen ia ka kthyer Donaldi përmes një tjetër fotoje në Instastory ku shfaqet në ballkon duke pritur dhe shkruan “Ja se erdhi, po parkon”.
Ndërkohë në rrjet kanë nisur aludimet se në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flas” për këtë sezon do të jetë e ftuar moderatorja Bora Zemani dhe ndoshta aty dyshja do flasin për rikthimin e tyre.
Për miqësinë e artistit Elgit Doda me vëllezërit Veshaj e ka marrë vesh e gjithë Shqipëria që nga transmetimi i Big Brother Vip. Mirëpo treshja nuk kanë qenë gjithmonë kaq mirë me njëri-tjetrin, madje ka pasur një kohë kur Elgiti nuk i duronte dot binjakët.
Këngëtari është i ftuari i radhës në “Më lër të flas”, një program që moderohet nga Donaldi dhe Romeo. Në promon e emisionit Elgiti thotë:
“Para disa kohësh kam pasur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare, po fare.”
Epo gjërat ndryshojnë dhe tashmë Elgiti, Donaldi dhe Romeo janë të pandashëm.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, pasi Donaldi u lidh me këngëtaren Beatrix Ramosaj, personi i parë që reagoi kundër tij ishte Semi Jaupaj si shoqja e ngushtë e Bora Zemanit dhe njeriu më pranë Donaldit deri në momentin që doli jashtë.
Mirëpo pas muajsh hatërmebetje dhe këngë të dedikuar, Semi dhe Donaldi kanë sheshuar çdo gjë dhe i befasuan të gjithë me shfaqjen e tyre bashkë në emisionin “Më lër të flas”.
Pas konfirmimit se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë, tashmë Donaldi ka vendosur të mbështesë publikisht Semin për këngën e saj të fundit “Ani”.
Donaldi ka publikuar një video duke kënduar këngën e Semit, teksa i ka bërë tag këngëtares dhe Ylli Limanit.
Kujtojmë që Semi u shpreh javën e kaluar se që pas daljes nga Big Brother Vip është përqendruar tek muzika dhe në qershor do të sjellë një bashkëpunim.