117
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku treni i linjës Durrës–Kashar ka përplasur një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, ndërkohë që makina që u aksidentua drejtohej nga një shtetase me iniciale E.M. Treni e ka marrë para dhe e ka spostuar mjetin në kanal.
NJOFTIMI
Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.