Nese keni planifikuar rrugë jashtë vendit, duhet të keni mirë parasysh se mundesia për të lëvizur të lirë është e kufizuar, jo vetëm me vëndet e BE-së, që nuk kanë hapur kufijë për ne, por edhe me disa prej fqinjëve.
Policia e Shtetit informon për situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, duke ju këshilluar të tregoheni të vëmendshëm, për të evituar bllokimet në pikat doganore.
Ja situata:
• me Kosovën: lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë,
• me Malin e Zi: mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR,
• me Maqedoninë e Veriut: lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë,
• me Greqinë: lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.