Tirana pritet të rindërtohet nga e para. Në muajin janar, klubi bardheblu mund të ndërhyjë në merkato, ku nuk përjashtohet mundësia që të kemi shitje të shumta. Për momentin nuk ka asgjë të re, por ekipi ka marrë disa oferta dhe në janar do të afrohen lojtarë që kanë peshë. Një nga emrat që mund të konsiderohet është Redon Xhixha.Po kështu, Tirana bën plane shitje lojtarësh në janar, gjithmonë nëse planet e saj shkojnë mirë.
Disa janë futbollistët që në këtë moment janë në tregun e menaxherëve. Bëhet fjalë për Rimal Haxhiun, Ermal Metën, Walid Jarmouni apo ndonjë tjetër. Lojtarët, mund të jetë shënjestra e mundshme e merkatos së janarit dhe kanë mundësi reale që të largohen nga Tirana, gjithmonë oferta e skuadrave të huaja është ajo që dhe kënaq ekipin bardheblu. Drejtori Ibraimi mund të bëjë disa transferime të rëndësishme në Slloveni apo shtete të tjera dhe këta janë dy lojtarët e piketuar pa harruar Abdullahun, Kozin apo Jakun.