Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit. Deri dy ditë para ndeshjes, mësohet se janë shitur rreth 5400 bileta. Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat. Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.
Fanatics e Guerrlis do të bëjnë betejën e tyre ironike e ofensive, ndoshta derbi e vetëm që del barazim në pjesën më të madhe të rasteve. Në një kampionat që prej kohësh vuan një dënim kapital, atë të shkallëve të zbrazura të stadiumeve, nuk ka se si të mos jetë emocionuese zhurma e tifozëve, koreografia e tyre, edhe pse këtu futen edhe fyerjet me fjalor pa limit ndaj njëri-tjetrit.