Debutim fitues për teknikun Bledi Shkmëmbi. Tirana në ndeshjen e parë me teknikun e rikthyer në pankinë, ka mposhtur lehtësisht 0-3 Bylis në transfertë. Një ndeshje me sens unik, që ka ardhur në momentin e duhur për bardheblutë. Për Deden një kthim prapa, me skuadrën që nis të ndjejë sërisht peshën e renditjes.
Bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund këtë sfidë, ku skuadra mike bëri gabime të vazhdueshme të pazakonta në çdo cep të fushës duke ua bërë shumë të thjeshtë lojën kryeqytetasve në sfidën e luajtur në “Adush Muça”. Megjithatë, ata e patën të vështirë të gjenin rrjetën duke gabuar shumë para portës dhe në mintuën e 37’ Ernest nuk gabon kësaj here i vtëm përballë Hasanbelli. Ishte Soler që e asistoi të vetëm në zonë.
Në të dytën, Bylisi lëshoi edhe më shumë terren dhe lejoi hapësira të pazakonta. Tirana përfitoi menjëherë dhe Ndreca në minutën e 62′ dyfishoi me një skemë perfekte nga goditja e dënimit, që befasoi mbrojtjen vendase. Duhet për mendur gjithashtu që kjo përballje pati momente tensioni, Ernest u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Gjatës, ndërsa në krahun tjetër Ofori u ndëshkua për një ndërhyrje ndaj Jarmounis.
Rafa Silva shënoi në sekondat e fundit të takimit golin e tretë, duke gjetur të zhbalancuar mbrojtjen e Bylisit, mesfushori brazilian përfitoi nga një asistim i mbrojtësit argjentias Vera. Pas 8 ndeshjesh radhazi pa fitores, Tirana rikthehet te suksesi dhe merr frymë në klasifikim. Përkohësisht ekipi bardheblu është në vendin e 8 në zonën e Play-Out me 21 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e 6 me 24 pikë.