by S.M

Tirana-Elbasani nuk do të luhet në “Air Albania” siç ishte programuar të zhvillohej disa ditë më parë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se ndeshja Tirana – AF Elbasani, e planifikuar të zhvillohej të mërkurën, më 29 tetor, në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet në të njëjtën ditë, pra më 29 tetor në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00. Tirana ka zhvilluar deri tani 8 ndeshje këtë sezon, me një bilanc që tregon një start të vështirë për bardheblutë.

Skuadra ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje jashtë fushe, duke shënuar 4 gola dhe duke pësuar 5, ndërsa ka grumbulluar gjithsej 4 pikë. Megjithatë, Tirana duket më e fortë jashtë fushe.Bardheblutë renditen të tretët në tabelën e transfertave, pas Elbasanit dhe Egnatias, duke treguar se ekipi është më konkurrues kur luan larg “Selman Stërmasit”.

LEXO ME SHUME:Atanaskovski 100 ndeshje me fanellën e Partizanit, mesazhi për klubin dhe tifozët: Ata janë special, janë një mbështetje e madhe

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.