Jo vetëm Xhixha, dy titullarë të tjerë priten të mungojnë ndaj Teutës

by KLIKOJE.AL

Ditën e diel, ora 13:30, Tirana do të përballet me Teutën në kuadër të javës së 25-të të kampionatit shqiptar. Bardheblutë synojnë të rikthehen te fitorja pas dy disfatesh radhazi në derbitë ndaj Dinamos dhe Partizanit. Megjithatë, trajneri pritet të përballet me mungesa të rëndësishme. Xhixha ende nuk është riaftësuar, Ndong nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një tërheqjeje të pësuar ndaj Partizanit, ndërsa për Cortez klubi ende nuk ka vendosur për situatën pas sjelljes së gabuar pas zëvendësimit. Këto mungesa mund të ndikojnë në formacionin dhe strategjinë e Tiranës për këtë sfidë.

Tirana nuk e ka fituar Teutën që nga 1 nëntori i vitit 2023, kur bardheblutë triumfuan 2-0 në transfertë. Kjo përballje pritet të jetë një provë e vështirë për skuadrën vendase që dëshiron të rikthehet në rrugën e suksesit. Teuta nga ana tjetër, do të luajë pa Toli, i pezulluar për shkak të kartonëve, duke u përpjekur të ruajë rezultat pozitiv në transfertë dhe të vështirësojë rikthimin e Tiranës te fitorja. Sfida pritet të ofrojë emocione dhe rivalitet, ndërsa bardheblutë kërkojnë të rikthejnë moralin pas rezultateve jo të mira të derbeve.

LEXO ME SHUME:Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.