Hero Tafas dhe gol i Xhixhës, Tirana nxjerr “xixa” ndaj Egnatias dhe i largohet fundit (video)

by KLIKOJE.AL

Tirana arriti një fitore të rëndësishme minimale 0-1 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit. Bardheblutë treguan cinizëm dhe organizim, duke marrë tri pikë të arta në një transfertë të vështirë.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 40-të, pas një aksioni perfekt të ndërtuar që nga portieri Tafas. Topi përfundoi te Redon Xhixha, i cili me qetësi dhe saktësi mposhti portierin Dajsinani, duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Në pjesën e dytë, Egnatia shtoi presionin dhe në minutën e 53-të pati pretendime për një penallti, por gjyqtari e la lojën të vazhdonte dhe vendimi u konfirmua edhe nga VAR-i. Pak çaste më vonë, Gruda tentoi të barazonte shifrat, por Tafas u tregua i vëmendshëm dhe priti goditjen.

Momentet më dramatike erdhën në minutën e 70-të, kur portieri Tafas u shndërrua në heroin e ndeshjes për Tiranën, duke bërë dy pritje vendimtare radhazi dhe duke mbajtur portën e paprekur.

Me këtë fitore, Tirana i largohet fundit me 20 pikë, ndërsa Egnatia ndalet në shtëpi pavarësisht përpjekjeve dhe dominimit në pjesë të lojës.

LEXO ME SHUME:MERKATO/ Çudia e Partizanit, vuan për sulmues, por golashënuesin e çon në huazim te rivalët

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.